Divizioni i Prokurimit
1. Misioni i Divizionit të Prokurimit Publik është kryerja e aktiviteteve të prokurimit në ME dhe shfrytëzimi i fondeve të ME në mënyrë sa më transparente, të drejtë dhe efikase, në përputhje të plotë me Ligjin dhe me rregullat e Prokurimit Publik.
2. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Prokurim Publik janë:
2.1. Përgatit, koordinon dhe zbaton planin vjetor të ministrisë në fushën e prokurimit publik, në pajtim më legjislacionin në fuqi;
2.2. Siguron që të gjitha kërkesat e prokurimit janë përgatitur në përputhje me rregullat dhe procedurat e prokurimit;
2.3. Përcakton metodologjinë e prokurimit për tender dhe procedurat e vlerësimit të çmimeve;
2.4. Bashkëpunon, koordinon dhe zhvillon objektivat dhe aktivitetet me të gjitha strukturat organizative institucionale.
2.5. Ofron këshilla dhe asiston menaxhmentin në marrjen e vendimeve lidhur me çështjet kontestuese që mund të dalin në rastet e ekzekutimit të kontratave.
2.6. Kryen detyra tjera sipas legjislacionin në fuqi për prokurimin publik.
3. Udhëheqësi i Divizionit të Prokurimit i raporton Sekretarit të Përgjithshëm.
4. Numri i të punësuarve në Divizionin e Prokurimit është katër (4).
Udhëheqës i divizionit të prokurimit: Selami Berisha
Tel: 038 200 215 – 32
Email: selami.berisha@rks-gov.net