Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik përbëhet nga:

  1. Sekretari i Përgjithshëm dhe Personeli mbështetës.
  2. Detyrat dhe përgjegjësitë e Sekretarit të Përgjithshëm përcaktohen me nenin 38 të Ligjit Nr.03/L-189 për Administratën Shtetërore të Republikës së Kosovës dhe legjislacionin përkatës në fuqi.
  3. Detyrat dhe përgjegjësitë e Personelit mbështetës të Zyrës së Sekretarit të Përgjithshëm përcaktohen me legjislacionin në fuqi për shërbimin civil.
  4. Numri i të punësuarve në Zyrën e Sekretarit të Përgjithshëm është tre (3).