Minierat:

  1. Sa janë rezervat e vlerësuara të qymyrit (linjit) në gjithë Kosovën?
  2. Në bazë të studimit –për “Vlerësimin e hulumtimeve dhe rezervave gjeologjike të qymyrit në Kosovë”, të realizuar nga Instituti “Inkos”, 2007, rezervat e qymyrit të tipit linjit janë:

    Rezervat në(t):

    Bilance Jo bilance Gjithsej
    10,892,888,000 1,319,000,000 12,442,461,000

  3. Ku shtrihen vendburimet e qymyrit në Kosovë?
  4. Basenet më të rëndësishme qymyrmbajtëse janë:

    • Baseni i Kosovës (shtrihet në pjesën qendrore të Republikës së Kosovës);
    • Dukagjinit (Baseni qymyror i Dukagjinit shtrihet pothuajse në pjesën qendrore të pellgut të Dukagjinit) dhe
    • Drenicës (Baseni i Drenicës shtrihet në mes të basenit të Kosovës në lindje dhe basenit të “Dukagjinit” në perëndim).

  5. Cili është resursi më i rëndësishëm energjetik i Kosovës?
  6. Qymyri është resursi më i rëndësishëm energjetik i Kosovës, i cili furnizon rreth 97% të prodhimit total të energjisë elektrike

  7. Cilat zona janë shpallur si zona me interes të veçantë?
  8. Në bazë të vendimit Nr. 03/9 të datës 27.02.2008. të Qeverisë së Kosovës, fillimisht janë shpallur nëntë (9) zona me interes të veçantë (Vendimi Nr. 1071 të datës 02.07.2008), kurse me Vendim Nr. 125 i datës 26.01.2009 është bërë zgjerimi i fushave dhe janë futur edhe dy zona të reja, kështu që gjithsejtë janë shpallur 11 zona me interes, dhe ato janë:

    1. Zona e hulumtimeve gjeologjike – lokacioni Karaqë;
    2. Zona e hulumtimeve gjeologjike – lokacioni Vllahi-Zjaçë;
    3. Zona e hulumtimeve gjeologjike – lokacioni Bushinc-Bolevc;
    4. Zona e hulumtimeve gjeologjike – lokacioni Zhegovc;
    5. Zona e Fushës së hulumtuar me punime gjeofizike dhe gjeokimike –Bresalc;
    6. .Zona e hulumtimeve gjeologjike –Golesh;
    7. Zona e hulumtimeve për nikel –Baks;
    8. Zona e hulumtimeve për hekur- nikel –Tërstenik;
    9. Zona e hulumtimeve gjeologjike -Debellde;
    10. Zona e hulumtimeve gjeologjike – lokacioni Gumnishtë;

Burimet e Ripërtëritshme të Energjisë:

  1. Cilat janë llojet e BRE-ve me të cilat disponon Kosova?
  2. Republika e Kosovës disponon me potenciale të BRE-ve siç janë: energjia e ujit, energjia e erës, energjia diellore, biomasa, energjia termale etj.

  3. A ka deri me tani ndonjë studim për potencialet ujore në Kosovë dhe cili është kapaciteti i gjenerimit të energjisë nga uji përmes hidrocentraleve të vogla?
  4. Projektet studiuese/vlerësuese:

    Vlerësimi i potencialeve hidroenergjetike për HCV është bërë përmes studimeve të viteve 2006, 2009 dhe 2010. Mbi këtë bazë është caktuar edhe kapaciteti total i gjenerimit nga hidrocentralet e vogla. Ky kapacitet është 128MW

  5. A ka Kosova Plani të Veprimit për Burimet e Ripërtëritshme të Energjisë (PVBRE) dhe cili është caku i BRE-ve në konsumin total të energjisë?
  6. Kosova ka Draft Planin e Veprimit për Burimet e Ripërtëritshme të Energjisë (PVBRE), me 31 Qershor ky plan është dërguar në TKE në Vjenë. Ky plan pritet të finalizohet deri në fund të vitit 2012.

    Ky plan në vetvete do të përmbajë edhe cakun e BRE–ve, i cili duhet te arrihet deri në vitin 2020.

Efiçienca e Energjisë:

  1. A ka Kosova plan për Efiçencë të Energjisë dhe cili është caku?
  2. Kosova, ka planin e veprimit te efiçencës së energjisë për periudhën 2010 -2018, i cili në vetvete ka cakun prej 9%.

  3. Cilët sektorë përfshihen në kuadër të planit nacional për EE ?
  4. Sektorët e trajtuar në Planin Nacional të EE janë:

    1. I transportit,
    2. I amvisërisë ,
    3. I bujqësisë ,
    4. I industrisë dhe i shërbimeve.

  5. A ka Kosova fond për Efiçencën e energjisë ?
  6. Kosova nuk ka fond për EE.

Energji

  1. Cili është burimi kryesor për prodhimin e energjisë elektrike në Republikën e Kosovës?
  2. Burimi më i rëndësishëm energjetik në Republikën e Kosovës është Qymyri (Linjiti), i cili furnizon rreth 97% të prodhimit total të energjisë elektrike. Rezervat gjeologjike të këtij burimi të energjisë sillen rreth 12 miliard ton.

    Basenet më të rëndësishme qymyrmbajtëse janë:

    • Baseni i Kosovës;
    • Dukagjinit dhe
    • Drenicës.

  3. Sa është konsumi final energjetik i vendit?
  4. Në vitin 2011 konsumi final energjetik ka qenë 1284.25 ktoe. Sektori me konsumin më të madh të energjisë për vitin 2011 është amvisëria me një konsum prej 490.51 ktoe ose 38.2% të konsumit total.

    Konsumi i energjisë për kokë banori në vitin 2011 ka qenë 0.73 toe.

  5. Cilët janë prodhuesit e energjisë elektrike në vend?
  6. Furnizimi me energji elektrike realizohet kryesisht prej prodhimit nga termocentralet ‘Kosova A’ dhe ‘Kosova B’, hidrocentralet (Ujmani, Lumbardhi, Radavci, Dikanci dhe Burimi). Sasia e energjisë elektrike e prodhuar në termocentrale për vitin 2011 ka qenë 489.89 ktoe, ndërsa energjia elektrike e prodhuar në hidrocentrale për vitin 2011 ka qenë 9.00 ktoe.