Zëvendësministri Mjeku merr pjesë në Samtin e mbajtur Salzburg
Salzburg, 27.09.2023 – Zëvendësministri i Ekonomisë i Republikës së Kosovës, Getoar Mjeku, i shoqëruar nga zëvendësambasadori i Kosovës në Austri, Albinot Bimbashi, ka marrë pjesë në Samtin Evropian i mbajtur Salzburg të Austrisë.
Në panelin ku është diskutuar për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor, Zëvendësministri Mjeku ka theksuar se Deklarata e Pavarësisë thotë se Kosova është kulturalisht, gjeografikisht e historikisht në Evropë, andaj synimi ynë me qenë pjesë e Bashkimit Evropian është i palëkundur dhe këtë mesazh Mjeku e përcolli në një ditë të vështirë, ndërsa terroristët po sulmonin Republikën tonë.
Po ashtu, Mjeku ka folur për arritjet e Republikës sonë në forcimin e demokracisë, sundimin e ligjit, zhvillimin ekonomik dhe ka vlerësuar se puna jonë po njihet ndërkombëtarisht dhe po e bënë Kosovën cak të duhur për investime në energji, teknologji, industri prodhuese e fusha të tjera.
Gjatë samitit, Zëvendësministri Mjeku ka takuar Kancelarin e Austrisë, Karl Nehammer dhe Ministrin austriak të Ekonomisë, Martin Kocher.
Mjeku falënderuar në veçanti nikoqirin Franz Schausberger, ish-guvernator i landit të Salzburgut dhe Benita Ferrero-Waldner, ish-ministre e Punëve të Jashtme, për përkrahjen që i kanë dhënë vendit tonë.
Mjeku ka theksuar se takimi më inkurajues ishte me studentët kosovarë, Arbrin, Bestarin, Egzonën dhe Krenaren, të cilët po ndjekin studimet pasdiplomike në Universitetin e Salzburgut.
Në një intervistë për gazetën Salzburger Nachrichten, Mjeku ka rikujtuar se shtetet gjermanishtfolëse janë partneri ekonomik kryesor i Republikës së Kosovës.