Testohen funksionalitetet platformës eID Kosova para lansimit finale të saj
Prishtinë, 25.06.2024 – Projekti “EU4Innovation” po hyn në fazën përfundimtare ndërsa po ndërmarrim “Planin e Testimit” për të testuar funksionalitetet finale të platformës eID Kosova. Ky testim është thelbësor për të siguruar një shërbim të identitetit digjital ideal dhe të sigurt për të gjithë. Pas testimit të suksesshëm, platforma do t’u dorëzohet Qeverisë së Kosovës konkretisht Ministrisë së Ekonomisë për lansim publik.
Ndryshe, eID Kosova është e hapur për integrim me platforma tjera online si nga sektori publik po ashtu privat
Ofruesit e shërbimeve elektronike (si e-blerjet, e-votimi, e-banka, e-shkolla, e-shëndetësia, e-biznesi, e-taksa, e-regjistrimi i pronës, telekomunikimet etj.) nuk kanë nevojë të zhvillojnë instrumente shtesë autenticiteti.
Duke përdorur karakteristikat e platformës eID ofruesit e e-shërbimeve do të kenë mundësi të jenë-pjesë-e tregut shumë më shpejt duke ju mundësuar përdoruesve të këtyre shërbimeve mënyra më të sigurta e të shpejta për autenticitet dhe siguri të lartë.
Duke integruar zgjidhjet e tyre me karakteristikat e Nënshkrimit Elektronik dhe Vulës Elektronike të platformës eID, ofruesit e shërbimeve do të sjellin më shumë besueshmëri ndaj shërbimeve të tyre, duke inkurajuar qytetarët dhe bizneset të përdorin e-shërbimet.
Nënshkrimi elektronik (eID) ofron evidencë origjine identitet dhe status të një mesazhi elektronik, përfshirë pëlqimin e dërguesit.
Vula elektronike përdoret për të zëvendësuar vulën fizike, duke certifikuar dhe mbrojtur origjinën e dokumenteve ose të dhënave elektronike, që garanton autenticitetin dhe integritetin e saj.
Një vulë elektronike teknikisht është e njëjtë si një nënshkrim elektronik, ndryshimi është që një nënshkrim elektronik përkon me person fizik dhe person/entitet juridik, ndërsa vula elektronike përkon vetëm me person/entitet juridik (organizatë, biznes dhe institucion).
Na ndiqni për më shumë informata deri sa i afrohemi lansimit zyrtar të platformës eID!
#EU4Innovation #eIDTesting #KosovoDigitalIdentity #Innovation #DigitalTransformation