Shtyhet afati i aplikimit për mbështetje financiare për projektet e OJQ-ve në fushën e energjisë dhe teknologjisë së informacionit dhe komunikimit

Prishtinë, 19.09.2025 – Ministria e Ekonomisë njofton se afati për aplikim në Thirrjen Publike për mbështetje financiare të projekteve të OJQ-ve në fushën e energjisë dhe teknologjisë së informacionit dhe komunikimit shtyhet edhe për 5 ditë nga data e sotme.

Ftojmë organizatat që të përfitojnë nga ky afat i ri dhe të dorëzojnë aplikacionet e tyre brenda kohës së përcaktuar.

Kjo shtyrje bëhet me qëllim për të lejuar kohë shtesë për përgatitjen dhe dorëzimin e dokumentacionit të nevojshëm, duke siguruar kështu një proces më të qetë dhe më gjithëpërfshirës për të gjithë të interesuarit.

Afati i ri për aplikim është deri më 26 shtator 2025 (5 ditë pune nga sot).

Për më shumë informacion, ju lutem referojuni thirrjes publike: https://me.rks-gov.net/shpallje-2/