Shefja e Kabinetit, Anyla Beqa merr pjesë në Seminarin për Tranzicionin e Gjelbër Energjetik për Ballkanin Perëndimor
Prishtinë, 18.05.2023 – Është mbajtur në Prishtinë seminari i organizuar në kuadër të Projektit Ndërkombëtarë për Tranzicionin e Gjelbër Energjetik për Ballkanin Perëndimor – Project RePower Western Balkans, në të cilën ngjarje ka marr pjesë Shefja e kabinetit në Ministrinë e Ekonomisë, Anyla Beqa, Luan Shllaku, përfaqësues i RIINVEST-it dhe ekspert i njohur i lëmisë, Prof. Dr. Gazmend Pula, Universiteti i Prishtinës dhe Ekspert Nacional për Kosovë i RePowerWesternBallkans, Alban Hashani nga Instituti Riinvest, Besiana Qorraj nga Departamenti i Energjisë- Ministria e Ekonomisë etj.
Beqa para të pranishmëve shpalosi sfidat në sektorin e energjisë me të cilat po përballet Kosova si pasojë e luftës në Ukrainë e poashtu edhe si pasojë pasojë e termocentraleve të vjetra, intensitetit të lartë energjetik si dhe efiçiencës së ulët.
Ajo tutje shtoi se ndodhemi në një kohë kur i tërë sektori i energjisë është duke u reformuar andaj vendimet që merren tash duhet garantuar siguri të furnizimit për të ardhmen, e gjithashtu duhet të përkushtohemi që zgjidhjet momentale nuk e rrezikojnë synimin tonë drejt dekarbonizimit.
Shefja e Kabinetit në ME, Anyla Beqa potencoi se Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar në zhvillimin e sektorit të energjisë si një nga sektorët më prioritar gjë që e ka dëshmuar edhe në Strategjinë e Energjisë 2022-2031, e cila strategji e vendos orientimin e sektorit të energjisë për periudhën 10 vjeçare ashtu që zhvillimi i mëtejmë i këtij sektori të shkojë drejt tranzicionit energjetik në përputhje me Marrëveshjen e Sofjes dhe Planin e Gjelbër Energjetik për Ballkanin Perëndimor.