Ndihen lëkundje në territorin e Kosovës të shkaktuara nga tërmeti në Mal të Zi
14.03.2024 – Bazuar në Rrjetin Sizmik, Shërbimi Gjeologjik i Kosovës dhe Qendrës Sizmike Euro-Mediterane, si dhe në analizën numerike të Rrjetit Sizmologjik të Kosovës, më 14.03.2024 në orë 04:06 sipas kohës lokale, Mali i Zi është goditur nga një tërmet me magnitude 5.5 sipas shkallës Rihter, përkatësisht me intensitet VII ballë të Merkalit.
Thellësia hipoqendrore ishte 8 km.
Epiqendra e këtij tërmeti ishte 33 km në Veriperëndim të Nikshiqit dhe 107 km në Veriperëndim të Pejës, respektivisht në koordinatat: 42.981, (latituda) dhe 18.666 (longituda).
Për shkak të thellësisë së përfillshme të vatrës së tij dhe sasisë së energjisë e cila lirohet nëpërmjet përhapjes se valëve sizmike, tërmeti në fjalë është ndier dukshëm nga qytetaret e Kosovës e veçanërisht nga qytetarët e zonës se dukagjinit.