Ministrja Rizvanolli takoi ambasadoren e Greqisë, Heleni Vakali
Prishtinë, 08,02,2024 – Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka pritur në takim ambasadoren e Greqisë në Republikën e Kosovës, Heleni Vakali me bashkëpunëtorë.
Ministrja Rizvanolli e ka njoftuar ambasadoren Vakali me të arriturat dhe sfidat e sektorëve që mbulon Ministria e Ekonomisë si dhe me projektet që do të zhvillohen këtë vit.
“Diskutuam për mundësi bashkëpunimi ekonomik, veçanërisht në sektorin e energjisë e investimeve në projekte të burimeve të ripërtëritshme të energjisë, përderisa marrëdhëniet mes dy vendeve tona po bëhen gjithnjë e më të ngrohta”, ka potencuar Ministrja Rizvanolli.
Ajo e ka falënderuar ambasadoren Vakali dhe bashkëpunëtorët e saj për diskutimet e frytshme dhe miqësore.