Dalin në diskutim publik Ligji për Energji Elektrike dhe Projektligji për Energji
Prishtinë, 23.02.2024 – Në platformën e konsultimeve publike sot kanë dal në diskutim publik Ligji për Energji Elektrike dhe Projektligji për Energji.
Qëllimi i Ligjit për Energji Elektrike, është përcaktimi i rregullave dhe masave për sektorin e energjisë elektrike, për sigurimin e furnizimit të sigurt, të besueshëm dhe cilësor të energjisë elektrike me çmime të përballueshme dhe transparente për konsumatorët fundorë, dhe për e adresimin e caqeve klimatike të vendit.
Linku për Ligjin për Energji Elektrike: https://konsultimet.rks-gov.net/viewConsult.php?ConsultationID=42306
Kurse, qëllimi i Projektligji për Energji, është përcaktimi i parimeve dhe rregullave të përgjithshme që rregullojnë aktivitetet në sektorin e energjisë në Republikën e Kosovës për sigurimin e furnizimit të sigurt, qëndrueshëm dhe cilësor me energji, dhe krijimin e kushteve për një treg të hapur, transparent dhe konkurrues, ofrimin e çmimeve të përballueshme të energjisë të bazuara në treg, mbrojtjen dhe fuqizimin e konsumatorit, përfshirë mbrojtjen e konsumatorëve në nevojë, integrimin e energjisë nga burimet e ripërtëritshme, promovimin e barazisë gjinore në sektorin e energjisë si dhe përmirësimin dhe mbrojtjen e mjedisit dhe klimës.
Linku për Projektligjin për Energji: https://konsultimet.rks-gov.net/viewConsult.php?ConsultationID=42305
Ministria e Ekonomisë fton qytetarët dhe ekspertët e fushës, që të japin komentet me shkrim, të cilat jenë shumë të rëndësishme.
Ligji për Energji Elektrike dhe Projektligji për Energji do të jenë në diskutim publik deri më 14.03.2024.