Ismalji : Trepça do të jetë pronë shtetërore
Prishtinë, 03.02.2014 - “ “Trepçën” duhet trajtuar ndryshe nga ajo se si është trajtuar deri më tash. Duke vlerësuar rekomandimet që ka bërë komisioni i ekspertëve bazuar ne rekomandimin e Kuvendit të Kosovës që të nxirret një ligj për “Trepçën” sipas së cilit “Trepçën” do të mund të listohet në listën e Ndërmarrjeve Publike, ku Qeveria dhe Kuvendi do të kishin pronësinë mbi këtë kompleks“, këto komente i ka bërë ministri i zhvillimit ekonomik Fadil Ismajli gjatë një tryeze diskutimi me temën “Statusi pronësor i Kompleksit “Trepçën” - Rruga përpara për të promovuar një strategji të re të investimeve për ringjalljen e saj “, organizuar nga Konzorciumi Kosovar i Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm KOSID.










