• sq
  • en
  • sr
  • Ministria e Ekonomisë

    Kërkoni

    USAID do të vazhdojë mbështetjen për Kosovën

    Prishtinë, 14.03.2014 - Ministri i Zhvillimit Ekonomik Fadil Ismajli ka pritur sot shefen e Misionit të USAID-it në Kosovë, Maureen Shauket me të cilën ka biseduar për situatën ekonomike në vend, me theks të veçantë projektet që janë në implementim e sipër në fushat që mbulon MZHE.

    By |2014-03-14T11:06:05+00:0014 Mars, 2014|Uncategorized|0 Comments

    “Trepça” do të kalojë në pronësi të shtetit të Kosovës

    Mitrovicë, 12.03.2014 - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi i shoqëruar nga ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli dhe drejtori i “Trepçës”, Ahmet Tmava ka vizituar sot Minierën “Trepça” në Stantërg të Mitrovicës, me ç’rast kanë qëndruar në horizontin e 10 të saj. Kryeministri tha se është pranë minatorëve së bashku me të gjithë, për t’i dhënë mbështetje të plotë punës, në veçanti tash pas kalimit në Qeverinë e Kosovës të Projektligjit ndërmarrja “Trepça” shndërrohet në ndërmarrje publike, pronë e shtetit të Kosovës.

    By |2014-03-12T11:43:29+00:0012 Mars, 2014|Uncategorized|0 Comments

    MZHE dhe IENE organizuan punëtorinë “Politikat e Energjisë dhe Strategjitë”

    Prishtinë, 11.03.2014 - Punëtoria “Politikat e Energjisë dhe Strategjitë” është një mundësi e mirë që të diskutohen çështjet si Efiçienca e energjisë, implementimi adekuat i masave për arritjen e caqeve në këtë lëmi, mundësitë e shfrytëzimit optimal të burimeve të ripërtëritshme të energjisë varësisht nga vendi dhe potencialet ekonomike apo kapaciteti që ka, ka deklaruar Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli.

    By |2014-03-11T10:21:30+00:0011 Mars, 2014|Uncategorized|0 Comments

    Prezantohet analiza për përfshirjen e Kosovës në Unazën e Gazit

    Prishtinë, 10.03.2014 - Ministri i Zhvillimit Ekonomik Fadil Ismajli ka pritur sot përfaqësues të Asociacionit Ekonomik Këshillues me seli në Britaninë e Madhe, vizita e të cilëve është zhvilluar në kuadër të analizave për gazin për Evropën Juglindore gjithashtu edhe rajonin.

    By |2014-03-10T12:43:37+00:0010 Mars, 2014|Uncategorized|0 Comments

    Ismajli: Po punohet për zgjidhje afatgjate për ujin

    Prishtinë, 06.03.2014 - Në kuadër të angazhimeve institucionale për përmirësimin e furnizimit me ujë të qytetarëve, Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli dhe Kryeshefi i KRU “Prishtina”, Gjelosh Vataj kanë lëshuar sot në punë dy puse uji në fshatin Llukar të Prishtinës me kapacitet prej 30 l/s.

    By |2014-03-06T08:46:33+00:006 Mars, 2014|Uncategorized|0 Comments

    KFW vazhdon mbështetjen në projektet që avancojnë ekonominë e Kosovës

    Prishtinë, 06.03.2014 - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli ka pritur në takim drejtoreshën e KFW për rajon Esther Gravenkoetter me të cilën ka diskutuar projektet aktuale në fushën e energjisë, dhe ujërave.

    By |2014-03-06T07:59:00+00:006 Mars, 2014|Uncategorized|0 Comments

    Qeveria synon përmbushjen e standardeve evropiane të mjedisit

    Prishtinë, 05.03.2014 - Mbrojtja e mjedisit nga këndvështrimi i sektorit të energjisë është një faktor tejet i rëndësishëm dhe për këtë Qeveria është e angazhuar në vazhdimësi t’i përafrohemi përmbushjes së Direktivës se BE-së për të reduktuar emetimet e pluhurit në ajër nga impiantet me djegie të mëdha, ka deklaruar Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli.

    By |2014-03-05T08:49:37+00:005 Mars, 2014|Uncategorized|0 Comments

    Prezantohet përvoja japoneze e trajtimit të ujërave të zeza

    Prishtinë, 05.03.2014 - Ministria e Zhvillimit Ekonomik së bashku me Agjencinë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar JICA kanë organizuar seminarin mbi përvojën e trajtimit të ujërave të zeza në Japoni, ku morën pjesë përfaqësues të komunave, ndërmarrjeve publike, ujësjellësve, Institutit Hidrometeorologjik dhe donatorëve të ndryshëm.

    By |2014-03-05T07:02:00+00:005 Mars, 2014|Uncategorized|0 Comments

    Ministri Ismajli priti përfaqësues të kompanisë gjermane Stihl

    Prishtinë, 04.03.2014 - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli ka pritur sot në takim Hartmut Austel, përfaqësues i kompanisë së njohur gjermane Stihl, e cila merret me prodhimin e pajisjeve të energjisë, me të cilin ka diskutuar për investimet potenciale në sektorët që mbulon MZHE, e veçanërisht në fushën e energjisë dhe mbrojtje të mjedisit.

    By |2014-03-04T08:37:37+00:004 Mars, 2014|Uncategorized|0 Comments

    MZHE organizoi punëtori për e-Payment and e-Envoicing

    Prishtinë, 28.02.2014 - Ministria e Zhvillimit Ekonomik në bashkëpunim me asistencën teknike të TAIEX të Komisionit Evropian me 27 dhe 28 shkurt kanë organizuar në Prishtinë punëtorinë dy ditore me temën: Pagesat elektronike dhe Faturat elektronike (e-Payment and e-Envoicing), ku morën pjesë mbi 40 përfaqësues të nivelit menaxherial dhe profesional të institucioneve të ndryshme vendore dhe ekspertët e TAIEX-it nga Franca, Portugalia dhe Estonia.

    By |2014-03-04T04:56:18+00:004 Mars, 2014|Uncategorized|0 Comments
    Go to Top