• sq
  • en
  • sr
  • Ministria e Ekonomisë

    Kërkoni

    Bashkëpunimi Kosovë-Shqipëri po hyn në një stad të ri

    Prishtinë, 07.04.2014 - Ministri i Zhvillimit Ekonomik Fadil Ismajli ka pritur sot në takim Ambasadorin e ri të Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi me të cilin ka diskutuar për zhvillimet e përgjithshme në vend, me theks të veçantë ato ekonomike.

    By |2014-04-07T09:49:42+00:007 Prill, 2014|Uncategorized|0 Comments

    Fuqizohet bashkëpunimi Kosovë – Luksemburg

    Prishtinë, 04. 04. 2014 - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli ka pritur në një takim Ambasadorin e Mbretërisë së Luksemburgut në Prishtinë, Pierre Weber me të cilin ka diskutuar për bashkëpunimin bilateral mes dy vendeve dhe fuqizimin e tij me fokus të veçantë sektorin e ujërave.

    By |2014-04-04T08:23:26+00:004 Prill, 2014|Uncategorized|0 Comments

    BRE, prioritet i Strategjisë së Energjisë të Kosovës

    Prishtinë, 04.04.2014 - Burimet e Ripërtëritshme të Energjisë janë prioritet në Strategjinë e Energjisë së Kosovës dhe vendi ynë është duke dhënë kontribut të dukshëm në stabilitetin e sistemit të tij elektroenergjetik, por edhe rajonal, ka deklaruar Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli.

    By |2014-04-04T07:38:11+00:004 Prill, 2014|Uncategorized|0 Comments

    Kosova dhe Shqipëria nënshkruan dy marrëveshje bashkëpunimi në fushën e energjisë

    Tiranë, 29.03.2014 - Ministria e Zhvillimit Ekonomik e Republikës së Kosovës dhe Ministria e Energjisë dhe Industrisë e Republikës së Shqipërisë kanë nënshkruar sot në Tiranë dy marrëveshje bshkëpunimi me të cilat parashihet krijimi i një tregu të përbashkët energjetik mes dy vendeve, respektivisht ndërtimi i linjës 110kV Dragash-Kukës.

    By |2014-03-29T11:39:31+00:0029 Mars, 2014|Uncategorized|0 Comments

    Ismajli: Furnizimi me ujë po stabilizohet, s’ka vend për panik

    Prishtinë, 27.03.2014 - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli ka siguruar qytetarët e Prishtinës se nuk ka vend për panik se kryeqyteti do të mbetet pa ujë pasi momentalisht po furnizohet nga Ujmani, ndërsa po ruhet niveli i ujit në Liqenin e Badovcit.

    By |2022-07-25T13:27:09+00:0027 Mars, 2014|Uncategorized|0 Comments

    Gjermanët do të vazhdojnë mbështetjen e projekteve në Kosovë

    Prishtinë, 26.03.2014 - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli ka zhvilluar sot një takim me përfaqësuesit e Ambasadës Gjermane në Prishtinë, KfW-së dhe GIZ, me të cilët ka biseduar për situatën e përgjithshme ekonomike dhe hapat që ka ndërmarrë Qeveria për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.

    By |2014-03-26T08:11:17+00:0026 Mars, 2014|Uncategorized|0 Comments

    E-Qeverisja synon rritjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në vendimmarrje

    Prishtinë, 24.03.2014 - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli ka pritur sot përfaqësueset nga Akademia për e-Qeverisje e Estonisë, Liia Hanni dhe Nele Leosk, të cilat po asistojnë në krijimin e platformës elektronike – “Sot Vendosi Unë”, që ka për qëllim pjesëmarrjen e qytetarëve në proceset vendimmarrëse.

    By |2014-03-24T09:59:41+00:0024 Mars, 2014|Uncategorized|0 Comments

    MZHE mbështet Komunën e Gjilanit që të përballet me thatësirën

    Prishtinë, 20.03.2014 - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli ka vizituar Komunën e Gjilanit me ç’rast ka zhvilluar një takim me kryetarin Lutfi Haziri, me të cilin ka diskutuar gjendjen nëpër të cilën po kalon kjo komunë sa i përket furnizimit me ujë si dhe bashkërendimin e aktiviteteve në funksion të përmirësimit të shërbimeve për qytetarët.

    By |2014-03-20T06:00:46+00:0020 Mars, 2014|Uncategorized|0 Comments

    Qeveria vlerëson të arriturat e KEK-ut

    Prishtinë, 19.03.2013 - Kryeministri i vendit Hashim Thaçi, i shoqëruar nga Ministri i Zhvillimit Ekonomik Fadil Ismajli dhe Ministri i Financave Besim Beqaj kanë vizituar Korporatën Energjetike të Kosovës me ç’rast janë njohur për së afërmi me punën dhe të arriturat në këtë korporatë.

    By |2014-03-19T15:49:54+00:0019 Mars, 2014|Uncategorized|0 Comments

    Kompanitë franceze të interesuara për investime në Kosovë

    Prishtinë,18.03.2014 - Ministri i Zhvillimit Ekonomik Fadil Ismajli ka pritur sot një delegacion francez në përbërje të së cilit ishin Julien Roche - President i Odës së Tregtisë dhe Industrisë Francë-Shqipëri, Claude Scheuer, këshilltar në kompaninë franceze Degremont, të cilët shoqëroheshin nga Ambasadorja e Francës në Kosovë, Maryse Daviet.

    By |2014-03-18T10:51:55+00:0018 Mars, 2014|Uncategorized|0 Comments
    Go to Top