• sq
  • en
  • sr
  • Ministria e Ekonomisë

    Kërkoni

    Qeveria e angazhuar për furnizim stabil me energji

    Prishtinë, 05.08.2014 - Ministri i Zhvillimit Ekonomik Fadil Ismajli priti sot në takim përfaqësuesit e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE), me të cilët ka diskutuar për zhvillimet në sektorin energjetik ,për sigurinë e furnizimit me energji elektrike të konsumatorëve për periudhën e ardhshme respektivisht për muajt e dimrit.

    By |2014-08-05T08:54:50+00:005 Gusht, 2014|Uncategorized|0 Comments

    Marrëveshjet Kosovë-Shqipëri në fazën e implementimit

    Prishtinë, 05.08.2014 - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli ka zhvilluar një takim me Ambasadorin e Shqipërisë në Prishtinë, Qemal Minxhozi me ç’rast është biseduar fuqizimi i bashkëpunimit dhe realizimi i marrëveshjeve mes dy vendeve në fushën e energjisë dhe implementimi i marrëveshjeve të arritura deri tani si dhe përgatitja për marrëveshjet e ardhshme.

    By |2014-08-05T08:48:49+00:005 Gusht, 2014|Uncategorized|0 Comments

    KD i TC “Kosova e Re” aprovoi shtyrjen e afatit për dorëzimin e ofertave nga Investitorët

    Prishtinë, 21.07.2014 - Komiteti Drejtues i Projektit (KDP) i Termocentralit “Kosova e Re”, i udhëhequr nga Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, mbajti takimin e radhës ku u diskutua lidhur me zhvillimet e fundit në këtë projekt.

    By |2014-07-21T09:05:17+00:0021 Korrik, 2014|Uncategorized|0 Comments

    Kërkohet bashkëpunim në tejkalimin e sfidave aktuale në sektorin e energjisë

    PRISHTINË - Situata aktuale energjetike në Kosovë kërkon një bashkëpunim të të gjithë akterëve të sektorit të energjisë dhe donatorëve me qëllim që të tejkalohet kriza e shkaktuar nga incidenti në TC Kosova A me çka janë zvogëluar kapacitetet prodhuese në vend. Kështu është thënë sot në takimin me donatorë “Sfidat e tanishme në sektorin e Energjisë”, që me iniciativën e KEK-ut, u organizua nga Zyra e Bankës Botërore në Kosovë.

    By |2014-07-02T10:58:59+00:002 Korrik, 2014|Uncategorized|0 Comments

    Ministri Ismajli diskuton situatën energjetike në vend me operatorët e energjisë

    Prishtinë, 01.07.2014 - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli ka mbledhur sot në takim pune operatorët e energjisë, KOSTT, KEK dhe KEDS si dhe zyrtarët e Zyrës se Rregullatorit të Energjisë, ku u diskutua çështja e daljes nga operimi i Termocentralit Kosova A dhe mbulimi i kërkesës për energji.

    By |2014-07-01T08:40:49+00:001 Korrik, 2014|Uncategorized|0 Comments

    Ismajli merr mbështetje nga homologu turk, Taner Yildiz për projektet në energji dhe miniera

    Stamboll, 27.06.2014 - Në kuadër të vizitës në Republikën e Turqisë, Ministrit Ismajli takoi Ministrin e Energjisë dhe Resurseve Natyrore të Republikës së Turqisë, Taner Yildiz me të cilin diskutoi lidhur me zhvillimet e fundit dhe mundësitë në sektorin e energjisë dhe minierave në Republikën e Kosovës.

    By |2014-06-28T07:02:34+00:0028 Qershor, 2014|Uncategorized|0 Comments

    Ismajli inkurajon investitorët dhe diskuton hapat e ardhshëm për TC “Kosova e Re”

    Stamboll, 25.06.2014 - Në kuadër të takimeve me investitorët e parakualifikuar në projektin e Termocentralit “Kosova e Re”, Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli i shoqëruar nga këshilltarët e IFC dhe Raiffaisen Investment, kanë takuar përfaqësuesit e kompanisë Park Holding me të cilët ka diskuatuar mbi ecurinë e këtij projekti.

    By |2014-06-25T03:15:58+00:0025 Qershor, 2014|Uncategorized|0 Comments

    Ministri Ismajli po takon investitorët potencial në TC “Kosova e Re”

    Stamboll, 24.06.2014 - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli me bashkëpunëtorë po zhvillon në Stamboll takime të ndara me kompanitë e parakualifikuara në projektin e ndërtimit të Termocentralit “Kosova e Re”, me të cilët po diskuton mbi zhvillimet e fundit sa i përket këtij projekti. Në takime po marrin pjesë edhe këshilltarët nga IFC dhe Raiffaisen Investment.

    By |2014-06-24T08:57:56+00:0024 Qershor, 2014|Uncategorized|0 Comments

    Inaugurohet rezervuari i ri i ujit në Gjilan

    Prishtinë, 20.06.2014 - Qeveria e Kosovës me Qeverinë Zvicerane, nëpërmjet Ambasadës së Zvicrës kanë realizuar një sërë projektesh në sektorin e ujërave, ku hyn edhe ky rezervar i ujit i cili në rastet e thatësirave që mund të tangojnë Gjilanin dhe Ferizajn, do të jetë një rezervë që nuk do të lejojë të vij deri te kriza e ujit, ka deklaruar Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli.

    By |2014-06-20T09:23:03+00:0020 Qershor, 2014|Uncategorized|0 Comments

    MZHE garanton vlerësim profesional të shkaqeve të shpërthimit në KEK

    Prishtinë, 06.06.2014 - Ministria e Zhvillimit Ekonomik me pikëllim të thellë ka marrë lajmin për shpërthimin në repartin e elektrolizës të Termocentralit “Kosova A”, ku fatkeqësisht pati edhe viktima në njerëz dhe shpreh solidaritetin me familjarët e viktimave dhe të lënduarve në tejkalimin e kësaj gjendje.

    By |2014-06-06T09:12:09+00:006 Qershor, 2014|Uncategorized|0 Comments
    Go to Top