Kosova do të bëhet me termocentralin solar më të madh në Evropë
Prishtinë, 24.03.2022 - Në takimin e zhvilluar nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati me ambasadorin e Gjermanisë, Joern Rohde dhe përfaqësuesit e Bankës Gjermane për Zhvillim (KFW), është diskutuar për zhvillimin e kapaciteteve energjetike në Kosovë.










