Njoftim Sqarues për Programin Kompakt
Prishtinë, 23.03.2022 - Duke marrë parasysh qarkullimin e disa lajmeve në mediat vendore për mbledhjen e qeverisë ku është diskutuar projekti i ardhshëm me MCC-në, ne si Ministri e Ekonomisë, dhe njëkohësisht bartëse e procesit të Zhvillimit të Kompaktit nga Korporata e Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC), ju njoftojmë se projekti i paraparë nuk ka të bëjë me zhvillimin e gazsjellësit TAP.










