• sq
  • en
  • sr
  • Ministria e Ekonomisë

    Kërkoni

    Stavileci: Qeveria mbështet projektet zhvillimore të komunave

    Prishtinë, 13.03.2015 - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci ka deklaruar se Qeveria e Kosovës do të mbështes çdo projekt zhvillimor të komunave, që kanë për qëllim zhvillimin ekonomik, inovacionin dhe rritjen e punësimit, duke shtuar se agjendë e përbashkët e dy niveleve institucionale është agjenda zhvillimore.

    By |2015-03-13T12:41:30+00:0013 Mars, 2015|Uncategorized|0 Comments

    Kosova dhe Shqipëria do të bëhen edhe me “autostradë” energjetike

    Prishtinë,10.03.15- Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, së bashku me homologun e tij, Ministrin e Energjetikës dhe Industrisë së Shqipërisë, Damian Gjiknuri, të shoqëruar edhe nga drejtuesit e operatorëve të transmisionit dhe rregullatorëve të energjisë të të dyja vendeve, kanë vizituar NS 400/220kV - Kosova B në Obiliq, ku janë njoftuar për së afërmi me punën që po bëhet për realizimin e interkoneksionit Kosovë-Shqipëri.

    By |2015-03-10T10:17:29+00:0010 Mars, 2015|Uncategorized|0 Comments

    Tregu i përbashkët energjetik Kosovë-Shqipëri, hap drejt tregut rajonal

    Prishtinë - Në Kosovë, e po ashtu në Shqipëri janë të vetëdijshëm për rëndësinë e marrëveshjes për themelimin e tregut të përbashkët për sektorin e energjisë, një sektor që ka një rëndësi të jashtëzakonshme dhe parakusht për zhvillimin ekonomik të të dyja vendeve, ka deklaruar Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci.

    By |2015-03-10T10:13:35+00:0010 Mars, 2015|Uncategorized|0 Comments

    Krijohen grupet punuese për tregun e përbashkët të energjisë

    Prishtinë, 10.03.2015 - Pas themelimit të tregut të përbashkët të Kosovës dhe Shqipërisë për energjinë elektrike, për të ndihmuar punën e Komitetit Drejtues janë themeluar edhe grupet punuese. Në fazën fillestare të punës, janë themeluar grupi punues për çështje ligjore/rregullative, grupi punues për çështje teknike/operative dhe grupi punues për çështje komerciale, të cilat do të përbëhen nga ekspertë të ndryshëm të të dyja shteteve.

    By |2015-03-10T03:58:13+00:0010 Mars, 2015|Uncategorized|0 Comments

    Kosova dhe Shqipëria me treg të përbashkët të energjisë

    Prishtinë, 10.03.2015 - Bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, në fushën e energjisë elektrike ka filluar të konkretizohet. Mungesa e kapaciteteve dhe llojshmëria e tyre ka bërë që Ministria e Zhvillimit Ekonomik e Kosovës dhe Ministria e Energjisë dhe Industrisë e Shqipërisë të themelojnë tregun e përbashkët të energjisë, si një zonë të vetme tregtare.

    By |2015-03-10T03:55:14+00:0010 Mars, 2015|Uncategorized|0 Comments

    Banka Botërore mbështetë Kosovën në shtrirjen e internetit në vendet rurale

    Prishtinë, 26.02.2015- Për t'i hapë rrugën mundësive të zhvillimit në pjesët rurale të Kosovës nevojitet qasja në informata dhe në infrastrukturën komunikuese. Në këtë mënyrë, Banka Botërore dhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik të Kosovës zyrtarisht kanë filluar fazën e parë të projektit të mbështetjes teknike të financuar përmes grantit, me titull “Innovative and Green Growth for Rural Areas of Kosovo", që synon sigurimin e një platformë analitike për shtrirjen e infrastrukturës për internet brezgjerë nëpër komunat rurale që aktualisht janë më pak të mbuluara të Kosovës, duke krijuar një platformë të qëndrueshme për rritje inovative dhe të gjelbër.

    By |2015-02-26T04:58:55+00:0026 Shkurt, 2015|Uncategorized|0 Comments

    Tërmet 3.8 të shkallës Rihter në perëndim të Istogut

    Prishtinë, 24.02.2015- Duke u bazuar në Rrjetin Sizmik, Shërbimi Gjeologjik i Kosovës (MZHE) dhe Qendrës Sizmike Euro-Mediterane, si dhe në analizën numerike të Divizionit Sizmologjik të Kosovës, më 23.02.2015 në ora 22:04 sipas kohës lokale, vendi ynë është goditur nga një tërmet me magnitudë 3.8 sipas shkallës Rihter, përkatësisht me intensitet IV1/2 ballë të Merkalit.

    By |2015-02-24T02:34:45+00:0024 Shkurt, 2015|Uncategorized|0 Comments

    Tërmet 4.1 shkallë të Rihter në veri të vendit

    Prishtinë,06.02.2015- Duke u bazuar në Rrjetin Sizmik, Shërbimi Gjeologjik i Kosovës (MZHE) dhe Qendrës Sizmike Euro-Mediterane, si dhe në analizën numerike të Divizionit Sizmologjik të Kosovës, më 05.02.2015 në ora 22:49:39 sipas kohës lokale, vendi ynë është goditur nga një tërmet me magnitudë 4,1 sipas shkallës Rihter, përkatësisht me intensitet V1/2 ballë të Merkalit.

    By |2015-02-06T02:47:58+00:006 Shkurt, 2015|Uncategorized|0 Comments

    Sot u hap Propozimi Financiar për Termocentralin “Kosova e Re”

    Prishtinë, 03.02.2015 - Në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Komisioni për Vlerësimin e Ofertave, në prezencë të Komitetit Drejtues të Projektit (KDP), Këshilltarit të Transaksionit dhe Këshilltarit Strategjik, dhe anëtarëve vëzhgues, ka bërë hapjen e Propozimit Financiar për Fazën I për Termocentralin Kosova e Re, e dorëzuar nga ofertuesi Contour Global me seli në SHBA.

    By |2015-02-03T10:37:18+00:003 Shkurt, 2015|Uncategorized|0 Comments

    Komiteti Drejtues i Projektit TC “Kosova e Re” aprovoi hapjen e Ofertës Financiare

    Prishtinë, 30.01.2015 - Komiteti Drejtues i Projektit (KDP) Termocentralit “Kosova e Re”, (TCKR), i udhëhequr nga Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, mbajti takimin e radhës ku u prezantuan rezultatet e vlerësimit të ofertës së përputhshmërisë të dorëzuar nga ofertuesi Contour Global.

    By |2015-01-30T08:00:48+00:0030 Janar, 2015|Uncategorized|0 Comments
    Go to Top