Qeveria e përkushtuar për avancimin e infrastrukturës brezgjerë
Prishtinë, 23.06.2015 - Qeveria e Kosovës është e përkushtuar që të krijojë të gjitha parakushtet për zhvillim të infrastrukturës brezgjerë dhe internetit të shpejtë, ka deklaruar Zëvendësministrja e Zhvillimit Ekonomik, Besa Zogaj- Gashi në punëtorinë e organizuar nga Banka Botërore: “Zhvillimi i Infrastrukturës Brezgjerë telekomunikuese me fokus zonat rurale”.







