Shqyrtohen praktikat më të mira për One Stop Shop për BRE
Prishtinë, 06.11.2015 - Më 4 dhe 5 nëntor në Prishtinë u mbajt punëtoria mbi themelimin e One-Stop Shop-it për përkrahjen e zhvillimit të projekteve të Burimeve të Ripërtërishme në Kosovë.
Prishtinë, 06.11.2015 - Më 4 dhe 5 nëntor në Prishtinë u mbajt punëtoria mbi themelimin e One-Stop Shop-it për përkrahjen e zhvillimit të projekteve të Burimeve të Ripërtërishme në Kosovë.
Prishtinë, 05.11.2015 - “Uji është thelbi i zhvillimit të qëndrueshëm. Burimet e ujit dhe numri i madh i shërbimeve që ofron mbështesin uljen e varfërisë, rritjen ekonomike dhe qëndrueshmërinë e mjedisit, duke kontribuar në përmirësimin e mirëqenies sociale”, është shprehur zëvendësministrja e Zhvillimit Ekonomik, Besaj Zogaj-Gashi, gjatë Konferencës dhe Ekspozitës së tretë të përbashkët Ballkanike me temë “Uji dhe Zhvillimi i Qëndrueshëm”.
Prishtinë, 03.11.2015 - Kosova është duke punuar një strategji kombëtare që do ta bëjë TIK dhe Inovacionin një nga prioritetet kryesore për zhvillim ekonomik, duke u bazuar në faktin se vendi ka popullsinë më të re në Evropë dhe shfrytëzimin e internetit në 83% të ekonomive familjare, ka deklaruar Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci.
Prishtinë, 02.11.2015 - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, do të marrë pjesë në “Web Summit 2015”, që mbahet prej 3-5 nëntor 2015, në kryeqytetin e Irlandës, Dublin. Në këtë samit vjetor, i cili cilësohet si më i madhi në planet për fushën e teknologjisë, për herë të parë nga Ballkani po merr pjesë edhe një përfaqësues i Qeverisë së Kosovës si panelist, ku do të diskutohen zhvillimet e fundit në sektorin e teknologjisë dhe impakti i tyre në ekonominë globale.
Prishtinë, 28.10.2015 - Nisma e Ministrisë të Zhvillimit Ekonomik "Gratë
Prishtinë, 21.10.2015 - Për ne po aq sa është i rëndësishëm furnizimi me energji i qytetarëve e Kosovës, po aq i rëndësishëm është diversifikimi i burimeve, sidomos në ditët e sotme kur në regjion, në Evropë dhe në mbarë botën diskutohet për ndryshimet klimatike, ka deklaruar Ministri Blerand Stavileci.
Prishtinë, 16.10.2015 - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci mori pjesë në Takimin e 13 të Këshillit Ministror të Traktatit të Komunitetit të Energjisë, që u mbajt në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, ku në fokus ishin zhvillimet aktuale në sektorin e energjisë dhe bashkëpunimi rajonal.
Prishtinë, 15.10.2015 - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci ka deklaruar se shteti ynë po hapëron në mënyrë të sigurt drejt integrimit në tregun rajonal dhe atë evropian të energjisë, por krahas kësaj është i përkushtuar në ndërtimin e kapaciteteve të reja gjeruese dhe diversifikimin e tyre.
Prishtinë, 13.10.2015 - Nën drejtimin e zëvendësministres së zhvillimit ekonomik, Besa Zogaj - Gashi, është mbajtur takimi i parë i Grupit Punues për hartimin e Koncept Dokumentit për themelimin e “One Stop Shop”-it që ka për qëllim përshpejtimin e procedurave të investimeve për Burimet e Ripërtëritshme të Energjisë.
Prishtinë, 10.09.2015 - Linja interkonektive 400 kV Kosovë-Shqipëri është një ndër projektet më të rëndësishme të fushës së energjisë pasi benefitet e këtij projekti i tejkalojnë kufijtë e Kosovës, ka deklaruar sot ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, gjatë inspektimeve të punimeve në këtë projekt.