TC Kosova e Re iu prezantohet kompanive me renome botërore
Prishtinë, 10.12.2015 - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci së bashku me ekipin e Njësisë për Implementimin e Projektit TC ‘Kosova e Re’ dhe këshilltarët strategjikë nga IFC po merr pjesë ekspozitën më të madhe në botë për industrinë e energjisë “POWER – GEN” që mbahet në SHBA, ku prezantohen zhvillimet e fundit të teknologjisë, me theks të veçantë në zgjidhje të reja dhe inovative për të ardhmen e këtij sektori. Në këtë ekspozitë po marrin pjesë rreth 1400 kompani dhe më shumë se 22 mijë pjesëmarrës.










