Mbahet punëtori për aftësitë për punësim në ekonominë digjitale
Prishtinë, 12.02.2016 - Sot në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik u mbajt punëtoria për aftësitë për punësim në ekonominë digjitale. E pranishme në këtë punëtori ishte zëvendësministrja e MZHE-së, Besa Zogaj-Gashi, zëvendësministrja e MASHT, Anila Statovci, ndërsa merrnin pjesë edhe ekspertë nga Banka Botërore, zyrtarë të TIK nga MZHE, STIKK, 3CIS, UBT, GIZ dhe përfaqësues të biznesit.









