• sq
  • en
  • sr
  • Ministria e Ekonomisë

    Kërkoni

    Zogaj- Gashi priti kreun e Zyrës për Ballkanin për Asistencë Emil Vasilev

    Prishtinë, 12.04.2016 - “Ne jemi duke u përkushtuar që sektorin e energjisë ta stabilizojmë njëkohësisht fuqizojmë me gjenerimin e kapaciteteve të reja si dhe rehabilitimin e atyre ekzistuese”, kështu ka deklaruar zëvendësministrja e Zhvillimit Ekonomik Besa -Zogaj –Gashi, gjatë një takimi me Drejtorin e Zyrës për Ballkanin për Asistencë Emil Vasilev në kuadër të Asociacionit Ballkanik të Bizneseve të vogla.

    By |2016-04-12T09:52:00+00:0012 Prill, 2016|Uncategorized|0 Comments

    Furnizohen me ujë të pijshëm tri fshatra në veri të Mitrovicës

    Prishtinë, 05.04.2016 - “Qeveria e Kosovës është e përkushtuar që sa më parë të zgjidh problemet e qytetarëve të Kosovës, sidomos ato që kanë të bëjnë me kushtet elementare për jetë siç është uji“, kështu ka deklaruar zëvendësministrja e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Besa Zogaj – Gashi, e cila ka vizituar fshatrat Boletin, Kelmend dhe Zhash që ndodhen në veri të Mitrovicës.

    By |2016-04-05T18:41:15+00:005 Prill, 2016|Uncategorized|0 Comments

    Thellohet bashkëpunimi minerar në mes Kosovës dhe Shqipërisë

    Prishtinë, 01.04.2016 - Zëvendësministrja e Zhvillimit Ekonomik, Besa Zogaj-Gashi, ka pritur në një takim zëvendësministrin e Energjisë dhe Industrisë të Shqipërisë, Gëzim Musabelliu, me të cilin ka diskutuar për thelluar bashkëpunimin në fushën minerare në mes dy vendeve.

    By |2016-04-01T15:36:47+00:001 Prill, 2016|Uncategorized|0 Comments

    Gratë të orientohen drejt sektorit të energjisë

    Prishtinë, 31.03.2016 - Kompanitë e energjisë duhet të angazhohen për një ndryshim të vërtetë të kulturës në përfshirjen e femrës, dhe kjo është arsyeja pse është aq shumë inkurajuese për të parë kaq shumë femra sot, kështu ka deklaruar Zëvendësministrja e Zhvillimit Ekonomik, Besa Zogaj-Gashi në hapje të punëtorisë për themelimin e mRrethi (mCircle), që u mbajt sot në Prishtinë.

    By |2016-03-31T15:50:43+00:0031 Mars, 2016|Uncategorized|0 Comments

    Kosova dhe Shqipëria synojnë projekte të përbashkëta gjeneruese të energjisë

    Tiranë, 30.03.2016 - Kosova dhe Shqipëria në kuadër të tregut të përbashkët synojnë të ndërtojnë edhe kapacitete të përbashkëta të gjenerimit të energjisë, dhe për këtë shumë shpejt do të kryejnë edhe një studim fizibiliteti me mbështetjen e USAID-it. Kështu kanë bërë të ditur Ministri i Zhvillimit Ekonomik i Kosovës, Blerand Stavileci dhe homologu i tij, Ministri i Energjisë dhe Industrisë i Shqipërisë, Damian Gjiknuri.

    By |2016-03-30T13:43:13+00:0030 Mars, 2016|Uncategorized|0 Comments

    Zogaj-Gashi: Arsimi cilësor dhe gjithëpërfshirja kusht për zhvillim të qëndrueshëm

    Prishtinë, 29.03.2016 - Rritja e qëndrueshme ekonomike mund të sigurohet vetëm me arsim cilësor, kapital njerëzor profesional, shtet ligjor, menaxhim efikas të financave publike, treg të hapur dhe disponueshmëri të infrastrukturës, ka deklaruar Zëvendësministrja e Zhvillimit Ekonomik, Besa Zogaj-Gashi.

    By |2016-03-29T17:12:49+00:0029 Mars, 2016|Uncategorized|0 Comments

    Zogaj – Gashi: Gratë rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të vendit

    Prishtinë, 21.03.2016 - Në muajin e ardhshëm, Marrëveshja e Stabilizim Asociimit (MSA), do të hyjë në fuqi dhe do të krijojë mundësi të mëdha për prodhuesit kosovarë. Produktet nga Kosova do të hyjnë në tregun e Bashkimit Evropian, pa ndonjë barrierë dhe në kthim kjo do të krijojë shumë mundësi në krijimin e partneriteteve, si dhe nxitjen e investimeve, kështu ka deklaruar Besa Zogaj - Gashi zëvendësministre e Zhvillimit Ekonomik në Konferencën Ndërkombëtare B2B për Gratë Sipërmarrëse e cila po mbahet nën patronatin e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik në bashkëpunim me Agjencinë lokale Prishtina REA.

    By |2016-03-22T09:16:51+00:0022 Mars, 2016|Uncategorized|0 Comments

    Stavileci merr pjesë në konferencën globale të sektorit minerar në Kanada

    Prishtinë, 07.03.2016 - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci po merr pjesë në konferencën më të madhe në nivel global për industrinë minerare që mbahet çdo vit në Toronto të Kanadasë, me ç’rast do të prezantojë resurset minerale të Kosovës dhe mundësitë për investime në këtë sektor

    By |2016-03-07T17:22:35+00:007 Mars, 2016|Uncategorized|0 Comments

    Siguria e furnizimit me energji parakusht për zhvillim ekonomik

    Prishtinë, 01.03.2016 - Akterët kyç të sektorit të energjisë të Kosovës u takuan në Forumin e Nivelit të Lartë “Siguria e Furnizimit me Energji Elektrike në Kosovë”, të organizuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe mbështetur nga Projekti REPOWER i USAID-it, ku diskutuan zhvillimet aktuale në këtë sektor, me ç’rast u theksua nevoja për përfshirje më të madhe të komunitetit të biznesit dhe partnerëve ndërkombëtarë në zhvillimin e këtij sektori.

    By |2016-03-01T14:21:44+00:001 Mars, 2016|Uncategorized|0 Comments

    Nis Pilot projekti Gratë në Punë Online (WoW) me 63 përfituese në Lipjan

    Prishtinë, 22.02.2016 - Pilot projekti i parë i këtij lloji, i quajtur Gratë në Punë Online (WoW) nisi së zbatuari sot në komunën e Lipjanit, duke ofruar trajnime bazike për 63 femra të cilat po e vijojnë trajnimin. Trajnimi në komunën tjetër do të fillojë javën që vjen. Duke ofruar trajnime të specializuara në Kodim dhe Shkathtësi të buta, ky pilot projekt ka për qëllim rritjen e mundësive për punësim të një grupi të caktuar të grave të reja të papunësuara në punë “green” apo “të gjelbra”, të cilat krijohen përmes kontraktimit të punëve online të TI, industri kjo në rritje e sipër.

    By |2016-02-22T10:04:29+00:0022 Shkurt, 2016|Uncategorized|0 Comments
    Go to Top