Ekonomia e gjelbër nxit zhvillimin dhe mbron mjedisin
Prishtinë, 25.05.2016 - Ekonomia e gjelbër dhe ekonomia digjitale janë dy sektorë me të cilët ekonomia e vendit do të transformohet, prandaj MZHE, respektivisht Qeveria është duke i trajtuar me prioritet, ka deklaruar Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci në hapje të edicionit të 15-të të Panairit Ndërkombëtar i Ndërtimit, Energjetikës dhe Teknikës “EXPOKOS” në Prishtinë.









