Strategjia e Energjisë 2016-2025, adreson sfidat aktuale dhe përcakton vizionin për të ardhmen
Prishtinë, 09.09.2016 - Strategjia e Energjisë e Republikës së Kosovës 2016-2025 është një dokument sintetizues i gjitha përpjekjeve dhe aktiviteteve për ta ndryshuar sektorin e energjisë, transformuar dhe modernizuar atë, ka deklaruar Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci me rastin e prezantimit të kësaj Strategjie, që përbën një prej obligimeve që hyn në kuadër të mandatit të MZHE-së.









