• sq
  • en
  • sr
  • Ministria e Ekonomisë

    Kërkoni

    Funksionalizimi i OSS për BRE në vitin e ardhshëm

    Prishtinë, 18.10.2016 - Grupi punues ndërinstitucional për themelimin e One Stop Shop për Burime të Ripërtritshme të Energjisë, ka mbajtur takimin e radhës ku u prezantua hulumtimi ‘Analiza e Barrierave’ për investime në këtë sektor që është realizuar nga kompania Fichtner. Me këtë rast u tha se janë bërë të gjitha përgatitjet që funksionalizimi i OSS për BRE të bëhet vitin e ardhshëm.

    By |2016-10-18T13:50:10+00:0018 Tetor, 2016|Uncategorized|0 Comments

    Kosova merr Presidencën në kuadër të Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë për 2017

    Prishtinë, 14.10.2016 - Në takimin14 të Këshillit të Ministrave të Komunitetit të Energjisë që po mbahet në kryeqytetin e Bosnjës dhe Hercegovinës-Sarajevë, Kosova mori Presidencën për vitin 2017.

    By |2016-10-14T13:15:01+00:0014 Tetor, 2016|Uncategorized|0 Comments

    ‘Tempus’ adreson nevojat e tregut të energjisë

    Prishtinë, 13.10.2016 - Zëvendësministrja e Zhvillimit Ekonomik, Besa Zogaj-Gashi ka marrë pjesë në Konferencën Finale të projektit ‘Tempus’, që u mbajt sot në Tiranë, i financuar nga BE dhe drejtuar nga Universiteti POLIS, ku ishte pjesë e panelit ku u diskutua për projektin, “Zhvillimi dhe Përshtatja e Programeve Profesionale për Efiçiencën e Energjisë në Ballkanin Perëndimor"."

    By |2016-10-13T15:49:37+00:0013 Tetor, 2016|Uncategorized|0 Comments

    Komisioni parlamentar mbështet ligjin për Trepçën, kundër vetëm Lista Serbe

    Prishtinë, 06.10.2016 - Komisioni funksional për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, ka shqyrtuar sot në parim Projektligjin Nr. L-120 për Trepçën dhe i ka rekomanduar Kuvendit të Kosovës të shmang Rregulloren e punës dhe shqyrtimin e parë të Projektligjit Nr. L-120 për Trepçën të bëjë në Seancën Plenare të datës 7.10.2016, duke rekomanduar miratimin e tij në parim.

    By |2016-10-06T12:46:47+00:006 Tetor, 2016|Uncategorized|0 Comments

    Zëvendësministrja Zogaj-Gashi vizitoi Podgoricën, takoi homologen Strugar

    Prishtinë, 06.10.2016 - Zëvendësministrja e Zhvillimit Ekonomik, Besa Zogaj-Gashi, së bashku me bashkëpunëtorë zhvilloi një vizitë zyrtare në Podgoricë, ku takoi Zëvendësministren e Shoqërisë Informatike dhe Telekomunikacionit, Ratka Strugar.

    By |2016-10-06T11:30:22+00:006 Tetor, 2016|Uncategorized|0 Comments

    Stavileci: ‘Trepça’ Shoqëri Aksionare me 80% të aksioneve në pronësi të Qeverisë

    Prishtinë, 05.10.2016 - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci ka deklaruar se projektligji për Trepçën ka për qëllim krijimin e infrastrukturës ligjore e cila synon një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik përmes hapjes së rrugës për investime, rritjen e vlerës së aseteve, dhe avancimin e kapitalit tekniko-teknologjik si parakusht për vitalizmin e “Trepçës”, jetike për mirëqenien sociale të punëtorëve dhe interesin e përgjithshëm publik.

    By |2016-10-05T13:44:35+00:005 Tetor, 2016|Uncategorized|0 Comments

    Stavileci: ‘Trepça’ a Shareholding Company with 80% owned by Government

    Prishtina 05/10.2016 - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci ka deklaruar se projektligji për Trepçën ka për qëllim krijimin e infrastrukturës ligjore e cila synon një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik përmes hapjes së rrugës për investime, rritjen e vlerës së aseteve, dhe avancimin e kapitalit tekniko-teknologjik si parakusht për vitalizmin e “Trepçës”, jetike për mirëqenien sociale të punëtorëve dhe interesin e përgjithshëm publik.

    By |2016-10-05T13:44:35+00:005 Tetor, 2016|Uncategorized|0 Comments

    Draft-Strategjia e Energjisë 2016-2025 diskutohet me palë të interesit

    Prishtinë, 30.09.2016 - Në ambiente të Ministrisë së Zhvilimit Ekonomik është mbajtur punëtoria ku është diskutuar draft Strategjia e Energjisë e Republikës së Kosovës 2016-2025.

    By |2016-09-30T12:00:54+00:0030 Shtator, 2016|Uncategorized|0 Comments

    Gashi: Projekti Gratë në Punë Online tregues suksesi

    Prishtinë, 21.09.2016 - Zëvendësministrja e Zhvillimit Ekonomik Besa Zogaj Gashi ka marrë pjesë në konferencën Western Balkan Brown Bag Lunch (BBL) Week, që po mbahet në Vashington nën organizimin e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor.

    By |2016-09-21T13:35:17+00:0021 Shtator, 2016|Uncategorized|0 Comments

    Nis faza e dytë e pilot projektit Gratë në Punë Online – WoW ne Prishtinë

    Prishtina, 19.09.2016 - Pas përfundimit të suksesshëm të fazës së parë të pilot projektit Gratë në Punë Online (WoW) në komunën e Gjakovës dhe Lipjanit, sot ka filluar të zbatohet edhe faza e dytë e këtij projekti në komunën e Prishtinës, duke përfshirë edhe komunën e Fushë-Kosovës dhe Obiliqit.

    By |2016-09-19T12:06:36+00:0019 Shtator, 2016|Uncategorized|0 Comments
    Go to Top