Përfshirja e grave në biznes i jep impuls pozitiv zhvillimit ekonomik të vendit
Prishtinë, 26.04.2017 - Përfshirja më e madhe e gruas në biznes dhe roli udhëheqës i saj ka rezultuar me ndryshime pozitive në zhvillimin ekonomik, kanë vlerësuar panelistët në Konferencën “Roli i Grave në Zhvillimin Ekonomik të Kosovës: Tejkalimi i Barrierave”, që u mbajt sot në Prishtinë nën organizimin e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik.









