Ministri Lluka vizitoi KEK-un, njihet së afërmi me punën dhe sfidat
Prishtinë, 16.11.2017 - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka i shoqëruar nga Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebetme dhe bashkëpunëtorë, ka vizituar mihjen e thëngjillit në Hade dhe Shipitullë, dy termocenteralet e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), si edhe lokacionin ku planifikohet të ndërtohet termocentrali “Kosova e Re”. Me këtë rast ai nga menaxherët e KEK-ut është njoftuar për së afërmi me punën dhe sfidat me të cilat ballafaqohet kjo korporatë në prag të sezonit të dimrit.









