Këshilli i 15-të Ministror vendos për vizionin për politikat për klimë dhe energji post-2020 në Komunitetin e Energjisë
Prishtinë, 15.12.2017 - Në mbledhjen e sotme në kuadër të kryesimit të Kosovës në Prishtinë, Këshilli Ministror i Komunitetit të Energjisë filloi një proces që ka për synim vendosjen e caqeve për energjinë e ripërtëritshme, efiçiencën e energjisë dhe reduktimin e emetimit të gazrave me efekt serrë. Palët Kontraktuese do të mbështeten me udhëzimet për përgatitjen e Planeve të integruara Kombëtare për Energji dhe Klimë, të adaptuara për t’iu përshtatur specifikave të Palëve Kontraktuese dhe së shpejti do të prezantohen para Sekretariatit të Komitetit të Komunitetit për Energji dhe Klimë. Mekanizmi i ri do të sigurojë një kornizë të fortë për raportim të kanalizuar dhe zbatim transparent të politikave për energji dhe klimë. Palë individuale kontraktuese, si Shqipëria, kanë shprehur gatishmërinë e tyre për t’i integruar që tani planet e tyre për energji dhe klimë.