Almira Bajrami
Administrative Assistant of Hamza Balje
Administrative Assistant of Hamza Balje
Excecutive Asistant dep.minister Gani Koci
Prishtinë, 08.02.2018 - Në Prishtinë, u mbajt takimi i radhës i grupeve të përbashkëta për integrimin në tregun e përbashkët të energjisë mes Kosovës dhe Shqipërisë. Në takim u diskutua udhërrëfyesi i përbashkët i cili përcakton aktivitet dhe afatet në përmbushjen e obligimeve që dalin nga ky proces.
Prishtinë, 02.02.2018 - Departamenti Amerikan i Tregtisë, Programi për Zhvillimin e Ligjeve të Tregtisë, përmes Ambasadës Amerikane në Kosovë, në bashkëpunim me Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, mbajtën një konsultim ndërqeveritare për të diskutuar strategjitë për zhvillimin e industrisë së minierave, me fokus të veçantë në minierën që do të zhvillohet përkrah Termocentralit “Kosova e Re”.
Prishtinë, 30.01.2018 -Viti 2018 do të jetë vit i gjelbër, do të jetë viti ku energjia e ripërtërishme do të ketë fokus të veçantë, me qëllim të arritjes përmbushje së caqeve të përcaktuara deri në vitin 2020, ka deklaruar Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, gjatë takimit me biznese, anëtare të Shoqatës për Energjisë së Ripërtërishme.
Prishtinë, 27.01.2018 -Kuvendi i Republikës së Kosovës, dje ka miratuar Strategjinë e Energjisë 2017 – 2026, një ndër dokumentet më të rëndësishme, që përcakton kahet e zhvillimit të këtij sektori.
Prishtinë, 24.01.2018 - Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka falënderuar Ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka dhe akrerët tjerë të sektorit të energjisë të angazhuar për të tejkaluar periudhën kritike sa i përket furnizimit me energji, ndërsa përjashtoi mundësinë e rritjes së çmimit të energjisë.
Prishtinë, 22.01.2018 - Nënshkrimi i kontratës për Termocentralin “Kosova e Re”, është hapi i parë i duhur për rregullimin e sektorit energjetik si një nga mekanizmat kryesor për zhvillimin ekonomik të vendit, sidomos të sektorit të prodhimit. Kështu ka deklaruar Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka pas takimit që ka zhvilluar me Kryatarin e Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu, i shoqëruar nga një delegacion i përfaqësuesve të bizneseve.
Prishtinë, 19.01.2018 - Ministria e Zhvillimit Ekonomik ka bërë sot publike marrëveshjet komerciale të nënshkruara ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe kompanisë “Contour Global”, të nënshkruara me 20 dhjetor 2017 për projektin e Termocentralit ‘Kosova e Re’.
Prishtinë, 12.01.2018 - Me kërkesë të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Qeveria e Kosovës ka miratuar hapjen e Qendrës Multifunksionale në Mitrovicë, e cila do të menaxhoj katër objektet rekreative sportive të financuara nga Komisioni Evropian, ndërsa do të krijohen mundësi të punësimit.