Ministri Lluka: Komunat e mëdha do të kenë ngrohje qendrore 24 orë
Lluka paralajmëron ndaljen e nxjerrjes ilegale të thëngjillit, thotë se [...]
Lluka paralajmëron ndaljen e nxjerrjes ilegale të thëngjillit, thotë se [...]
Prishtinë, 26.10.2018 - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka po merr pjesë në konferencën për ekonomi mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, e cila po mbahet në Malin e Zi me ministrat ekonomik të 6 vendeve, me ç’rast njoftoi të pranishmit për zhvillimet në fushën e ekonomisë që po bëhen në Kosovë.
Prishtinë, 23.10.2018 - Ministri Lluka priti në takim ambasadoren e Greqisë, Chryssuola Aliferi, me të cilën diskutuan rreth takimit të përbashkët të vendeve të Ballkanit i cili do të mbahet në Athinë dhe vizitës së Sekretarit Gjeneral të Zhvillimit Ekonomik të Greqisë në Kosovë.
Prishtinë, 22.10.201 - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, priti në takim Koordinatorin përgjegjes i Qeverisë Gjermane për çështje dhe marrdhënie Transatlantike dhe njëherit anëtar i Komitetit të Punëve të Jashtme, Peter Beyer, ku diskutuan rreth ndërmarrjeve publike me theks të veçantë Telekomin e Kosovës dhe termocentralin “Kosova e Re”.
Prishtinë, 18.10.2018 - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Vladrin Lluka, mori pjesë në tribunën me bizneset e diasporës, i cili po mbahet në kuadër të Javës me Bizneset e Diasporës, të cilën e organizoi Ministria e Diasporës dhe e Investimeve Strategjike, me ç’rast u diskuta me bizneset e ndryshme nga diaspora, vendi dhe rajoni.
Prishtinë, 18.10.2018 - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, priti në takim Ambasadorin e Kanadasë jo-rezident në Kosovë, Daniel Maksymiu, me të cilin diskutuan për zhvillimet në vend, si energjia, teknologjia e informacionit, por me theks të veçantë për sektorin minerar.
Prishtinë, 18.10.2018 - Pas përfundimit me sukses të katër aktiviteteve të planifikuara në kuadër të projektit: “Sistemi i Integruar Informativ për Zhvillim Ekonomik”, Grupi Punues Ndërinstitucional për menaxhimin e këtij projekti ka mbajtur takim, me ç’rast nga operatori ekonomik u prezantua vegla raportuese dhe web faqja e Softuerit të SIZHEK.
Prishtinë, 17.10.2018 - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka marrë pjesë në hapjen e Panairit Ndërkombëtar të Agrobiznesit, Ushqimit dhe Pijeve, AGROKOS, i cili po mbahet në Prishtinë. Ky është edicioni i 18-të në të cilin po marrin pjesë prodhues vendor, e po ashtu edhe prodhues nga regjioni dhe më gjerë. Panair është shëndrruar në një ngjarje të rëndësishme tregtare dhe tradicionale, i cili njëkohësisht po shërben si urë lidhëse në mes bizneseve vendore dhe atyre ndërkombëtare.
Prishtina, 17.10.2018 – Minister of Economic Development Valdrin Lluka took part in the International Agro-business, Food and Beverages Fair AGROKOS, held in Prishtina. This is the 18th edition of the fair, attended by local producers and producers from the region and beyond. The fair has transformed into an important and traditional event, which, at the same time, serves as a connecting bridge between local and international businesses.
Prishtinë, 16.10.2018 - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka pritur në takim pune kryetarin e Prizrenit, Mytaher Haskuka. Ai ka siguruar kreun e komunës, se Prizreni do të jetë pjesë e projekteve strategjike zhvillimore të cilat do të ndikojnë direkt në mirëqenien e qytetarëve të Prizrenit.