Lluka: 700 mijë euro për laboratorin e gjeologjisë në Universitetin e Mitrovicës
Prishtinë, 17.09.2019 - Ministri në detyrë i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka mori pjesë në nënshkrimin e marrëveshjes për bashkëpunim në mes të MZHE-së, përkatësisht Shërbimit Gjeologjik të Kosovës dhe Fakultetit të Gjeoshkencave të Universitetit të Mitrovicës.










