Universiteti i Minnesotas ndan çmim prestigjioz ministrit Valdrin Lluka
Universiteti i Minnesotes, së bashku me Fakultetin e Biznesit të këtij universiteti, Carlson School of Management, i ka ndarë një çmim prestigjioz ministrit te Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, për lidership, Distinguished Leadership Award for Internationals, çmim ky që jepet tek studentët e diplomuar që kanë treguar arritje të veçantë dhe ndihmojnë vendet e tyre në zhvillim.










