Kosova përfiton 1.7 milion euro nga Qeveria gjermane
Prishtinë, 25.06.2021 - Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, drejtori i GIZ-it për Kosovë, David Oberhuber dhe Udhëheqësi i Projektit për Energji i GIZ-it, Avni Sfishta, sot kanë nënshkruar marrëveshjen për implementimin e Projekteve të Bashkëpunimit Teknik. Nga kjo marrëveshje, Qeveria e Kosovës ka siguruar 1.7 milion euro, të dhuruara nga Qeveria e Republikës Federale e Gjermanisë, si asistencë teknike për afat kohor 2 vjeçar.