Hapet aplikimi për mbështetje financiare të ndërmarrjeve publike qendrore dhe lokale
Prishtinë, 11.10.2021 - Ministria e Ekonomisë (ME) njofton ndërmarrjet publike qendrore dhe lokale se mund të aplikojnë për të përfituar nga mbështetja ekonomike.
Prishtinë, 11.10.2021 - Ministria e Ekonomisë (ME) njofton ndërmarrjet publike qendrore dhe lokale se mund të aplikojnë për të përfituar nga mbështetja ekonomike.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati kanë zhvilluar diskutime me Korporatën e Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC); Drejtoreshën Menaxhuese për Evropë, Azi, Shtetet Pacifike dhe Amerikën Latine, Caroline Nguyen, dhe Drejtoreshën për Kosovë, Sarah Olmstead rreth dizajnimit të programit të kompaktit.
Prishtinë, 29.09.2021 - Ministrja e Ministrisë së Ekonomisë, Artane Rizvanolli së bashku me përfaqësues të kabinetit të saj, si dhe të Departamentit të Energjisë në ME, ka mbajtur takim me ekspert të energjisë nga KOSTT, KEK, ZRRE, e poashtu të pranishëm ishin edhe ekspertë të pavarur.
Ministria e Ekonomisë (ME), ka bërë pranimin e pajisjes së Stacionit Mobil Monitorues me të gjitha pajisjet përcjellëse si: pranues, antenat për gjetjen e drejtimit të ardhjes së sinjaleve dhe elementet tjera harduerike dhe softuerike.
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, së bashku me Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, kanë pritur sot delegacionin e Shqipërisë të udhëhequr nga Kryeministri Edi Rama.
Zëvendësministri i Ministrisë së Ekonomisë (ME), Mentor Arifaj dhe drejtori i Departamentit të Energjisë së ME-së, Luan Morina, kanë përfaqësuar Ministrinë e Ekonomisë të Republikës së Kosovës në takimin e Lidhshmërisë të Energjisë së Evropës Qendrore dhe Juglindore (CESEC) në Lubjanë, të organizuar nga Komisioni Evropian.
Varshavë 25.09.2021 - Gjatë forumit të Partnershipit për Bashkëpunim Transatlantik për Klimë dhe Energji, Ministrja e Ekonomisë (ME), Artane Rizvanolli është takuar me Ministrin e Polonisë për Klimë dhe Ambient, Michal Kurtyka
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka marrë pjesë në Forumin e Partnershipit për Bashkëpunim Transatlantik për Klimë dhe Energji, të organizuar nga Departamenti i Energjisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në bashkëpunim me Ministrinë e Klimës dhe Ambientit të Polonisë dhe Qendrën Globale të Energjisë të Këshillit Atlantik.
Varshavë, 23 shtator, 2021 - Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka përfaqësuar Republikën e Kosovës për herë të parë në Forumin e Partnershipit për Bashkëpunim Transatlantik për Klimë dhe Energji (P-TECC).
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli gjatë muajve të fundit ka mbajtur disa takime të nivelit të lartë me përfaqësues të MCC-së (Millennium Challenge Corporation), duke përfshirë Alexia Latortue, Zv. drejtoreshë Ekzekutive të MCC-së, Caroline T. Nguyen, Drejtoreshë Menaxhuese për Evropë dhe Sarah Olmstead, Drejtoreshë e MCC-së për Kosovë, ku kanë diskutuar rreth dizajnit të programit të kompaktit dhe mbështetjes që ky program mund t’i ofrojë sektorit tonë të energjisë.