Qeveria e Kosovës dhe MCC nënshkruajnë Aide Memoire (Memorandum Ndihme) për të thelluar bashkëpunimin
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati kanë zhvilluar diskutime me Korporatën e Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC); Drejtoreshën Menaxhuese për Evropë, Azi, Shtetet Pacifike dhe Amerikën Latine, Caroline Nguyen, dhe Drejtoreshën për Kosovë, Sarah Olmstead rreth dizajnimit të programit të kompaktit.










