• sq
  • en
  • sr
  • Ministria e Ekonomisë

    Kërkoni

    Prishtina dhe Shkupi të gatshme për intensifikimin e bashkëpunimit në energjisë dhe minierave

    Prishtinë, 19 janar 2009 - Ministrja e Energjisë dhe Minierave Dr. Justina Shiroka-Pula priti Ministrin e Ekonomisë së Maqedonisë, z. Fatmir Besimi. Temë qendrore e diskutimit në këtë takim ishte bashkëpunimi bilateral mes Kosovës dhe Maqedonisë në fushat e energjisë dhe minierave.

    By |2009-01-19T17:24:07+00:0019 Janar, 2009|Uncategorized|0 Comments

    MEM riaktivizon Ueb faqen zyrtare

    Prishtinë, 09 Janar 2009 - Ministria e Energjisë dhe Minierave MEM nga sot ka riaktivizuar ueb faqen zyrtare, e cila ishte bllokuar pas sulmit që hakerët serbë i kanë bërë me 7 janar 2009.MEM njofton se ueb-i tash e tutje do të jetë aktiv dhe se janë marrë të gjitha masat në mënyrë që siguria e tij të jetë më e lartë. Ndërkaq të gjithë të interesuarit do të kenë qasjen e plotë në këtë ueb si më parë për të shfrytëzuar të dhënat e publikuara...

    By |2009-01-09T17:30:11+00:009 Janar, 2009|Uncategorized|0 Comments

    Shoqata e të verbërve të Kosovës i ndan mirënjohje ministres Pula

    Prishtinë, 18 dhjetor 2008 – Të enjten Shoqata e të Verbërve dhe me të pamur të dobësuar të Kosovës kanë vizituar Ministren e Energjisë dhe Minierave (MEM) Justina Shiroka Pula me ç’rast i kanë ndarë një mirënjohje për ndihmën që ministrja Pula i ka ofruar kësaj kategorie që nga ardhja e saj në krye të MEM-it...

    By |2008-12-18T17:32:04+00:0018 Dhjetor, 2008|Uncategorized|0 Comments

    MEM prezanton projektin e HC të Zhurit në Prizren dhe Sharr

    Prishtinë, 12 dhjetor 2008 - Ministria e Energjisë dhe Minierave ka prezantuar sot para Asambleve Komunale të Komunave Prizren dhe Sharr (ish Dragash) Projektin e ndërtimit të Hidrocentralit të Zhurit. Me këtë rast përveç ministres së Energjisë dhe Minierave, Justina Shiroka Pula, të pranishëm ishin edhe ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Mahir Yagcilar, zv/ministri i Energjisë dhe Minierave Blerim Rexha dhe menaxheri i Zyrës së Projektit PATEL, Lorik Haxhiu.

    By |2008-12-12T17:33:39+00:0012 Dhjetor, 2008|Uncategorized|0 Comments

    MEM promovon investimet në Frakfurt

    Frankfurt, 29 nëntor 2008 - Zëvendësministri i Energjisë dhe Minierave, Blerim Rexha me bashkëpunëtorë ka marrë pjesë në “Forumin e parë ekskluziv të investitorëve”, që u mbajt më 28 nëntor në Frankfurt të Gjermanisë me iniciativë të ndërmarrësve kosovarë, respektivisht “EU – Business Center”.

    By |2008-11-29T17:36:04+00:0029 Nëntor, 2008|Uncategorized|0 Comments

    MEM diskuton përgatitjet për fazën e ardhshme të HTEE-së

    Prishtinë, 27 nëntor 2008 – Në Ministrinë e Energjisë dhe Minierave (MEM) është mbajtur punëtoria “Hapja e Tregut të Energjisë Elektrike (HTEE) në Kosovë”, qëllimi i të cilës ishte përgatitja për fazën e ardhshme të HTEE-së. Të pranishëm në këtë punëtori ishin zyrtarë të MEM-it, ZRrE-së, KOSTT-it, KEK-ut dhe përfaqësues të biznesit vendor...

    By |2008-11-27T17:37:55+00:0027 Nëntor, 2008|Uncategorized|0 Comments

    Republika Çeke ndihmon energjetiken me 70 mijë euro

    Prishtinë, 31 tetor 2008 - Të premten në prani të ministres së Energjisë dhe Minierave (MEM) Justina Shiroka Pula, ministrit për kthim Sasha Rashiq dhe kryetarit të Komunës së Kamenicës Begzat Sinani në ambient të Ambasadës Çeke në Prishtinë, është nënshkruar marrëveshja e përbashkët në mes Janina Hrebickova e ngarkuara me punë në ambasadën Çeke dhe Moris Devullf drejtor i UNDP-së për Kosovë për riparimin e rrjetit elektrik në fshatin Berivojcë Komuna e Kamenicës donacion ky i Republikës Çeke që kap shifrën prej 70 mijë eurosh.

    By |2008-10-31T17:40:55+00:0031 Tetor, 2008|Uncategorized|0 Comments
    Go to Top