• sq
  • en
  • sr
  • Ministria e Ekonomisë

    Kërkoni

    Ministrja Pula u takua me ministrin e Ekonomisë së Maqedonisë, Fatmir Besimi

    Shkup, 09 Mars 2009- Në Ministrinë e Ekonomisë të Republikës së Maqedonisë në Shkup u mbajt takimi mes Ministres të Energjisë dhe Minierave të Kosovës, Dr Justina Shiroka-Pula, dhe Ministrit te Ekonomisë se Maqedonisë, z. Fatmir Besimi.

    By |2009-03-09T13:56:28+00:009 Mars, 2009|Uncategorized|0 Comments

    Ministrja Pula ndan 8 Marsin me gratë e Krushës së Madhe

    Prishtinë, 8 Mars 2009 - Me rastin e 7 Marsit Ditës së Mësuesit dhe 8 Marsit Ditës Ndërkombëtare të Gruas Ministrja e Energjisë dhe Minierave (MEM) Justina Shiroka Pula e shoqëruar nga një delegacion i grave të MEM-it, kanë vizituar gratë e fshatit Krushë e Madhe që kanë familjar të vrarë dhe të zhdukur si dhe mësueset e këtij fshati. Me këtë rast Ministrja Pula i ka siguruar ato që institucionet e vendit nuk i kanë harruar ato dhe se dhimbja e tyre për familjarët e pagjetur është edhe dhimbje e të gjithëve.

    By |2009-03-08T13:54:56+00:008 Mars, 2009|Uncategorized|0 Comments

    Ministrja Pula vizitoi kompleksin “Trepça” me ç’rast u nënshkruan 3 memorandume

    Ministrja e Energjisë dhe Minierave, Justina Shiroka – Pula e shoqëruar nga zv/ministri Blerim Rexha dhe zv/ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Emin Krasniqi ka vizituar Kompleksin “Trepça” me ç’rast me drejtorin e kësaj kompanie, Ferat Shala ka nënshkruar tre memorandume mirëkuptimi.
    Memorandumi i parë mirëkuptimi është nënshkruar nga Ministrja Pula, zv/ministri Krasniqi dhe drejtori i “Trepçës” Shala që për objekt kishte ndërtimin e Muzeut të Kristaleve në Mitrovicë.

    By |2009-02-24T10:29:03+00:0024 Shkurt, 2009|Uncategorized|0 Comments

    Minatorët shënojnë 20 vjetorin e grevës së vitit ‘89

    Prishtinë 20 shkurt 2009 - Me rastin e shënimit të 20 vjetorit të grevës së minatorëve të Trepçës në Stan Tërg nën patronatin e kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi sot është hapur solemnisht “Java e Minatorëve”. Për të hapur këtë manifestim minatorët në kompleksin Trepça sot i kanë nderuar qeveritarë të vendit...

    By |2009-02-20T13:14:24+00:0020 Shkurt, 2009|Uncategorized|0 Comments

    Thaçi: Ndryshimet në energjetikë kanë ndodhur

    Prishtinë, 19 shkurt 2009- Ndryshimet në energjetikë kanë ndodhur. Ky ka qenë konstatimi I Kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi për gjendjen në sektorin e energjisë gjatë një konferencë të përbashkët me ministren e Energjisë dhe Minierave (MEM), Justina Pula - Shiroka.
    Ai tha se gjendjen energjetike të cilën e ka gjetur Qeveria që drejton në energji ka qenë një gjendje e rëndë kaotike me pak shpresë për ndryshime, por ndryshimet kanë ndodhur duke iu referuar rritjes së prodhimit për 5 % në vitin 2008 krahasuar me vitin 2007.

    By |2009-02-19T13:02:50+00:0019 Shkurt, 2009|Uncategorized|0 Comments

    MEM i ofron ndihmë Qendrës Klinike Universitare të Kosovës

    Prishtinë, 18 shkurt 2009- Ministria e Energjisë dhe Minierave (MEM) ka marrë të gjitha masat që endra Klinike Universitare të Kosovës të ketë trajtim të veçantë në të gjitha aspektet që kanë të bëjnë me energjinë elektrike.
    Ka qenë insistimi i vetë ministres së Energjisë dhe Minierave, Justina Shiroka- Pula që t’i dilet në ndihmë konsumatorit më të ndjeshëm të KEK-ut, ndihmë që nuk ka munguar edhe më herët.

    By |2009-02-18T17:36:22+00:0018 Shkurt, 2009|Uncategorized|0 Comments

    MEM promovon shfrytëzimin e energjisë solare në QKUK

    Prishtinë, 13 shkurt 2009 - Ministrja e Energjisë dhe Minierave, Justina Shiroka- Pula e shoqëruar nga ministri i Shëndetësisë, Alush Gashi kanë inauguruar në Klinikën e Pediatrisë projektin “Promovimi i shfrytëzimit të energjisë solare” i cili mundëson furnizimin me ujë të ngrohtë sanitar të dy klinikave të QKUK-së, përmes energjisë diellore...

    By |2009-02-13T13:17:37+00:0013 Shkurt, 2009|Uncategorized|0 Comments

    Ministrja Pula dhe ministri Yagcilar qëndruan në vizitë zyrtare në Tiranë

    Prishtinë, 4 shkurt 2009 - Qeveria e Kosovës në përpjekje për zhvillimin e resurseve të ripërtërishme energjetike ka nisur punën përgatitore lidhur me projektin e Hidrocentralit të Zhurit. Në kuadër të studimit të fizibilitetit, proces që është në zhvillim e sipër, ka filluar edhe puna për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis (VNM)...

    By |2009-02-04T13:21:15+00:004 Shkurt, 2009|Uncategorized|0 Comments

    Ministrja Pula bind serbët e anamoravës të paguajnë faturat e energjisë

    Gjilan, 2 shkurt 2009 - Ministrja e Energjisë dhe Minierave, Justina Shiroka –Pula, e shoqëruar nga Ministri për Kthim dhe Komunitete Sasha Rashiq, kryetari i KK të Gjilanit Qemajl Mustafa, nënkryetari i KK-së Sergjan Jovanoviq dhe ud. i Drejtorit të KEK-ut, Arben Gjukaj, sot kanë zhvilluar një takim me banorë të komunitetit serb të fshatit Stanishor dhe fshatrave përreth...

    By |2009-02-02T17:19:17+00:002 Shkurt, 2009|Uncategorized|0 Comments

    Delegacioni i Misionit Ekonomik Francez vizitoi MEM-in

    Prishtinë, 28 janar 2009 - Ministrja e Energjisë dhe Minierave, Justina Shiroka – Pula ka pritur sot një delegacion të Misionit Ekonomik Francez për rajonin e Ballkanit të udhëhequr nga Shefi i Shërbimit Ekonomik Rajonal, Paul Hunsinger dhe Atasheun Ekonomik, Jean Marie Bellat.

    By |2009-01-28T17:21:52+00:0028 Janar, 2009|Uncategorized|0 Comments
    Go to Top