• sq
  • en
  • sr
  • Ministria e Ekonomisë

    Kërkoni

    Kosova në rrugë të mirë në përmbushjen e obligimeve ndaj TKE-së

    Prishtinë, 8 Maj 2009 - Në Ministrinë e Energjisë dhe Minierave është mbajtur takim me përfaqësues të Traktatit të Komunitetit të Energjisë(TKE) Simon Uzunov dhe Roland Matous . Takimi është mbajtur me qëllim të shqyrtimit të progresit të arritur në Kosovë në gjashtëmujorin e fundit në realizimin e obligimeve që dalin nga Traktati i Komunitetit të Energjisë.

    By |2009-05-08T15:15:23+00:008 Maj, 2009|Uncategorized|0 Comments

    Zv. Ministri Blerim Rexha merr premtime nga Qeveria Gjermane për të ndihmuar sektorin e Energjisë

    Prishtinë- 7 maj 2009 - Zëvendësministri i Energjisë dhe Minierave Dr. techn Blerim Rexha, ka pritur një delegacion gjerman të kryesuar nga Friederike Karcher, zyrtare për Kosovën në Ministrinë Gjermane për Bashkëpunimin Ekonomik, që po viziton këto ditë Kosovën.

    By |2009-05-07T15:10:34+00:007 Maj, 2009|Uncategorized|0 Comments

    Fjala e Ministres Justina Shiroka Pula në Konferencën Kosova dhe Ndryshimet Klimatike

    Prishtinë, 28 prill 2009 - Është kënaqësi e veçante për mua qe në emër të Ministrisë së Energjisë dhe Minierave, të ju uroj mirëseardhjen dhe qëndrim te këndshëm në Prishtinë miqve nga jashtë pjesëmarrës ne këtë Konferencë ndërkombëtare...

    By |2009-04-28T12:39:41+00:0028 Prill, 2009|Uncategorized|0 Comments

    Ministrja Pula merr pjesë në inaugurimin e rrjetit shpërndarës në Klinë dhe Istog

    Prishtinë - 16 prill 2009 - Të enjten është bërë inaugurimi i investimeve në rrjetin shpërndarës të Korporatës në Klinë dhe Istog. Në TS 110/10(20) kV Klinë janë instaluar gjithsej 14 kthina 20 kV (kilovoltëshe), ndërsa në Istog janë riparuar 3 TS 10/0.4 kV si bashkëfinancim në mes të KEK-ut dhe KK Istog. Në këtë inaugurim kanë marr pjesë Justina Shiroka- Pula, Ministre e Energjisë dhe Minierave (MEM), Fadil Citaku, kryetar i Bordit të KEK-ut dhe Arben Gjukaj, u.d. i Drejtorit Menaxhues të KEK-ut...

    By |2009-04-16T12:34:58+00:0016 Prill, 2009|Uncategorized|0 Comments

    Ministrja Pula priti ministrin Lufter Xhuveli

    Prishtinë, 15 prill 2009 - Ministrja e Energjisë dhe Minierave (MEM), Justina Shiroka – Pula ka pritur të mërkurën ministrin e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave të Republikës së Shqipërisë, Lufter Xhuveli dhe këshilltaren për ujëra të kryeministrit të Sali Berishes, Enkeleida Gjinali...

    By |2009-04-15T12:34:01+00:0015 Prill, 2009|Uncategorized|0 Comments

    Ministrja Pula priti Sekretaren e Forumit Ekonomik të Vjenës Elena Kirtcheva

    Prishtinë, 27 Mars 2009- Ministrja e Energjisë dhe Minierave (MEM) Justina Shiroka Pula, ka pritur sot Elena Kirtcheva Sekretare e Përgjithshme e Forumit Ekonomik të Vjenës. Takimi kishe për qëllim nismën e bashkëpunimit në mes MEM-it dhe Forumit Ekonomik të Vjenës për çka ministrja Pula ka ofruar mbështetjen e saj në këtë proces.

    By |2009-03-27T14:12:39+00:0027 Mars, 2009|Uncategorized|0 Comments

    U mbajt trajnim për njohjen e Instrumenteve Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut

    Prishtinë, 24 Mars 2009- Nën organizimin e Njësisë për të Drejtat e Njeriut (NJDNJ), në kuadër të Ministrisë së Energjisë dhe Minierave (MEM), stafi i MEM-it ka mbajtur trajnim një ditor me temën “Instrumentet Ndërkombëtare të Drejtave të Njeriut dhe ligji kundër Diskriminimit “. Trajnimi ka patur qëllim vetëdijesimin e punëtorëve për instrumentet që ofron ligji dhe Konventat Ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

    By |2009-03-24T14:07:32+00:0024 Mars, 2009|Uncategorized|0 Comments

    MEM në konferencën regjionale për efiçiencë të energjisë

    Prishtinë, 20 mars 2009- Delegacioni i Qeverisë së Kosovës, respektivisht Ministrisë së Energjisë dhe Minierave (MEM) i udhëhequr nga zv.ministri Dr. techn. Blerim Rexha dhe bashkëpunëtorët Dr.techn. Bedri Dragusha dhe Nezir Myrtaj kanë marrë pjesë në konferencën regjionale për siguri dhe efiçiencë të energjisë që po mbahet në Budvë të Malit të Zi.

    By |2009-03-20T14:02:24+00:0020 Mars, 2009|Uncategorized|0 Comments

    MEM inauguron panelet solare në Qendrën e Studentëve

    Prishtinë, 16 mars 2009- Ministrja e Energjisë dhe Minierave (MEM), Justina Shiroka-Pula e shoqëruar nga ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), Enver Hoxhaj dhe drejtori i Qendrës Studentore, Fatmir Sfishta kanë përuruar të hënën projektin “Promovimi i energjisë solare” në Konviktin numër V, të Qendrës së Studentëve në Prishtinë.

    By |2009-03-16T13:58:42+00:0016 Mars, 2009|Uncategorized|0 Comments
    Go to Top