• sq
  • en
  • sr
  • Ministria e Ekonomisë

    Kërkoni

    Komiteti Drejtues i projektit diskuton propozim-vendimet për TC “Kosova e Re”

    Prishtinë, 10 korrik 2009 - Kryesuesit e ministrive, zyrave të rregullatorëve, përfaqësues të institucioneve dhe donatorëve të cilët veprojnë në Kosovë, si dhe ekspertë vendorë e ndërkombëtarë të energjisë dhe minierave janë takuar dy herë gjatë kësaj jave për të diskutuar pikat kyçe dhe propozim-vendimet lidhur me procesin që do të sigurojnë investime në realizimin e projektit për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”.

    By |2009-07-13T10:35:08+00:0013 Korrik, 2009|Uncategorized|0 Comments

    MEM Promovoi projektin “Shfrytëzimi i energjisë solare” në Klinikën e Psikiatrisë dhe Neurologjisë

    Prishtinë, 1 korrik 2009 - Në Klinikën e Psikiatrisë dhe Neurologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Ministrja e Energjisë dhe Minierave Justina Shiroka – Pula, zv.ministri Blerim Rexha me bashkëpunëtorë ka inauguruar realizimin e projektit, “Promovimi i shfrytëzimit të energjisë solare”. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe Jusuf Ulaj drejtor QKUK-së, drejtori i Klinikës së Psikiatrisë, Gentian Qala.

    By |2009-07-03T17:04:57+00:003 Korrik, 2009|Uncategorized|0 Comments

    MEM identifikon detyrat që i dalin në kuadër të MPS

    Prishtinë, 25 qershor 2009- Në Ministrinë e Energjisë dhe Minierave (MEM) u zhvillua takimi i Nëngrupit Punues për Energji (nëngrup ky i krijuar në kuadër të realizimit të aktiviteteve për procesin e integrimeve Evropiane), në të cilin morën pjesë përfaqësues të nivelit të lartë nga MEM, MMPH, ZRrE, KOSTT dhe KEK. Në takim morën pjesë edhe përfaqësues nga Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian në Kosovë.

    By |2009-07-03T16:21:02+00:003 Korrik, 2009|Uncategorized|0 Comments

    Qeveria kërkon përshpejtimin e projektit “Kosova e Re”

    Prishtinë, 11 qershor 2009 - Komiteti Drejtues i Projektit të Asistencës Teknike Energjia nga Linjiti ka mbajtur takimin konsultativ të radhës. Në këtë takim, përveç ministres së Energjisë dhe Minierave, Justina Shiroka – Pula ishte i pranishëm edhe kryeministri Hashim Thaçi dhe përfaqësuesi i Zyrës Civile Ndërkombëtare, Bankës Botërore dhe USAID-it.

    By |2009-06-26T13:53:56+00:0026 Qershor, 2009|Uncategorized|0 Comments

    Mbahet takimi ndërministror për Hidrocentralin e Zhurit

    Prishtinë, 9 qershor 2009 – Në Ministrinë e Energjisë dhe Minierave (MEM) sot është mbajtur takimi i rregullt i Komitetit Drejtues Ndërministror për Hidrocentralin e Zhurit, të cilin takim e ka kryesuar ministrja e Energjisë dhe Minierave Justina Shiroka Pula.

    By |2009-06-26T13:50:08+00:0026 Qershor, 2009|Uncategorized|0 Comments

    MEM prezanton progresin në energjetikë para Komisionit Evropian

    Prishtinë, 5 qershor 2009 - Ministria e Energjisë dhe Minierave (MEM), KOSTT, ZRrE dhe KEK sot kanë prezantuar para Komisionit Evropian (KE), progresin e arritur në fushën e energjisë për periudhën shtator 2008 – maj 2009. Me këtë rast MEM, ka prezantuar të arriturat në fushën e harmonizimit të ligjeve me BE-në, progresin ndaj obligimeve që dalin nga Traktati i Komunitetit të Energjisë TKE-së, etj. Në takim po ashtu janë prezantuar të arriturat në projektin e Termocentralit “Kosova e Re”, dhe Hidrocentralit të Zhurit.

    By |2009-06-26T13:46:49+00:0026 Qershor, 2009|Uncategorized|0 Comments

    Prezantohet studimi i fizibilitetit të Hidrocentralit Zhur

    Prishtinë, 03 qershor 2009 - Sot në Prishtinë është mbajtur prezantimi i studimit të fizibilitetit të hidrocentralit Zhur. Në takim ishin të pranishëm Kryeministri i Republikës së Kosovës, Z. Hashim Thaçi, Ministrja e Energjisë dhe Minierave Z. Justina Shiroka - Pula, Ministra tjerë të Qeverisë së Kosovës, përfaqësues të organizatave vendore dhe ndërkombëtare në Kosovë, si dhe palët e interesuara në zhvillimin e këtij projekti elektroenergjetik.

    By |2009-06-26T13:44:55+00:0026 Qershor, 2009|Uncategorized|0 Comments

    MEM prezantoi draftin e parë të Programit për Zbatim të Strategjisë së Energjisë 2009-2011

    Prishtinë, 27 Maj 2009 Në Ministrinë e Energjisë dhe Minierave (MEM) u mbajt tryeza e parë e punës me temën “Programi për Zbatimin e Strategjisë së Energjisë të Kosovës 2009 – 2011.” Në këtë tryezë pune të pranishëm ishin përfaqësuesit nga të gjitha institucionet që janë përgjegjëse për sektorin e energjisë si MEM, KEK, KOSTT, ZRRE, ngrohtoret dhe konsulentët nga EPTISA...

    By |2009-05-27T13:56:24+00:0027 Maj, 2009|Uncategorized|0 Comments

    Nisin konsultimet për Strategjinë Minerare të Kosovës

    Prishtinë, 12 maj 2009 - Sot, në ambientet e Hotelit Grand, Ministria e Energjisë dhe Minierave filloj procesin formal të konsultimit rreth Draft Strategjisë Minerare të Republikës së Kosovës. Në takim morën pjesë ministrja e Energjisë dhe Minierave, Justina Shiroka Pula, ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala, dhe përfaqësues të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale, ekspertë të xehetarisë dhe drejtues dhe zyrtarë të Departamentit të Minierave të MEM-it.

    By |2009-05-12T15:18:25+00:0012 Maj, 2009|Uncategorized|0 Comments
    Go to Top