Ministrja Rizvanolli merr pjesë në Tryezën e Diskutimit të Balkan Green Foundation
Prishtinë, 24 nëntor, 2021 – Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka marrë pjesë në tryezën e diskutimit për sektorin e ngrohjes të organizuar nga Balkan Green Foundation në kuadër të projektit 'Bashkëpunimi shumëpalësh për aksionin e transformimit të mjedisit', i mbështetur nga Heinrich Boll Foundation (HBS) dhe mbështetje institucionale nga Rockefeller Brothers Fund (RBF).









