Ministrja Rizvanolli takohet për herë të tretë me përfaqësuesit e Ferronikelit
Prishtinë, 23 nëntor, 2021- Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli sot ka pritur në takim për herë të tretë përfaqësuesit e kompanisë New Co “Ferronikeli” pas dy takimeve paraprake të mbajtura më 1 tetor dhe 11 tetor, si dhe komunikimit të vazhdueshëm në mes të Kabinetit të Ministres së Ekonomisë dhe Udhëheqësisë së “Ferronikel”-it.
Inaugurohet Impianti i parë i ngrohjes me biomasë në Kosovë
Gjakovë, 22 nëntor, 2021- Në Gjakovë sot është inauguruar impianti i parë i ngrohjes me biomasë në Kosovë. Ky projekt i cili është i mbikëqyrur nga Qeveria e Kosovës është financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe implementuar nga Komuna e Gjakovës.
Fjalimi i Ministres Rizvanolli në Kuvendin e Republikës së Kosovës
19.11.2021 - Fjalimi i plotë i Ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, i mbajtur në seancën e Kuvendit të Republikës së Kosovës më 18 nëntor 2021.
Prezantohet Grupi Punues dhe Vizioni i Strategjisë së Energjisë 2022-2031
Prishtinë, 18.11.2021 - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli sot kanë prezantuar grupin punues dhe vizionin e Strategjisë së Energjisë 2022-2031, e cila është duke u hartuar nga ekspertë të institucioneve vendëse dhe ekspertë ndërkombëtarë me ndihmën e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).
Zëvendësministri Arifaj takohet me përfaqësuesit e bizneseve të diasporës në Vjenë
Vjenë, 11.11.2021 - Gjatë vizitës në Vjenë, zëvendësministri i Ekonomisë, Mentor Arifaj së bashku me ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, përfaqësues të dy kabineteve dhe Zyrës së Kryeministrit, janë takuar me përfaqësues të bizneseve të diasporës në Ambasadën e Kosovës në Vjenë.
Zëvendësministri i Ekonomisë, Mentor Arifaj viziton Postën e Austrisë
Vjenë, 10.11.2021 - Zëvendësministri i Ekonomisë, Mentor Arifaj ka vizituar Postën e Austrisë, ku është pritur nga zëvendëspresidenti i Rrjetit të Degëve të Postës, Harald Kunczier.
Zëvendësministri Arifaj dhe ministrja Hajdari takojnë përfaqësuesit e Odës Ekonomike Austriake
Vjenë, 09.11.2021 - Zëvendësministri i Ministrisë së Ekonomisë, Mentor Arifaj së bashku me ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, kanë vizituar Odën Ekonomike Austriake (WKO), ku janë pritur nga zëvendëspresidenti i WKO-së, Philipp Gady si dhe drejtori i Odës për Evropën Juglindore, Gred Dückelmann - Dublany.
Zëvendësministri Arifaj u takua me delegacionin gjerman
Prishtinë, 08.11.2021 - Zëvendësministri i Ekonomisë, Mentor Arifaj dhe shefi i kabinetit të Ministres, Agim Mazreku, kanë takuar delegacionin gjerman, Volker J. Oel dhe Michaela Brinkhaus nga Ministria Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, si dhe Vera Baumann nga Ambasada e Gjermanisë në Kosovë.
Ministrja Artane Rizvanolli ka pritur në takim zv. ambasadorin britanik, Jacob Webber
Prishtinë, 05.11.2021 – Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka pritur sot në takim zv. ambasadorin e Britanisë në Kosovë, Jacob Webber.