OEAK përkrah prioritetet e Zhvillimit Ekonomik
Prishtinë, 3 maj 2011 – Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK) i ka dhënë përkrahje të fuqishme prioriteteve të Zhvillimit ekonomik të Kosovës. Në takimin e Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj me Bordin e OEAK i është dhënë përkrahje e fortë prioriteteve të zhvillimit ekonomik të hartuara dhe aprovuara nga Qeveria e Kosovës.




