• sq
  • en
  • sr
  • Ministria e Ekonomisë

    Kërkoni

    Bashkëpunimi ekonomik bazë e bashkëpunimit edhe në fusha tjera

    Prishtinë, 6 shtator 2011 - Ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZHE ) Besim Beqaj gjatë takimit me prefektin e Zagrebit, Millan Bandiq ka vlerësuar se bashkëpunimi ekonomik paraqet bazë për bashkëpunim edhe në fusha tjera. “ Biseduam edhe për bashkëpunimin ekonomik, i cili duhet të jetë bazë e të gjitha bashkëpunimeve dhe për potencialet që ka Kosova në pozicionimin e saj në nivel rajonal qoftë për mes resurseve natyrore qoftë përmes popullsisë së re, e cila është e gatshme të hyj në garën konkurruese drejt UE –së”, tha ministri Beqaj pas takimit me perfektin e Zagrebit.

    By |2011-09-06T08:44:43+00:006 Shtator, 2011|Uncategorized|0 Comments

    Ministri Beqaj kërkon respektim të marrëdhënieve kontraktuale KEK – Biznes

    Prishtinë, 05 shtator 2011 - Ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Besim Beqaj gjatë takimit me Komunitetin e Biznesit në Oden Ekonomike të Kosovës (OEK) lidhur me furnizimin me energji elektrike për kategorinë A+ ka pohuar se përkushtimi i Qeverisë është zhvillimi ekonomik ku si akter në këtë drejtim janë bizneset. “MZHE si ministri, e cila është e ngarkuar për të monitoruar Ndërmarrjet Publike është në kontakt të rregullt me KEK-un për të parë progresin dhe përmirësimin me energji elektrike, jemi të inkurajuar pasi së fundi kemi përmirësim të madh me furnizimin me energji elektrike, “ ka thënë ministri Beqaj.

    By |2011-09-06T02:18:23+00:006 Shtator, 2011|Uncategorized|0 Comments

    Dy javë afat shtesë për pjesëmarrësit në tenderin e privatizimit të PTK-së

    Prishtinë, 2 shtator 2011 - Komisioni Qeveritar për Privatizimin e Postës dhe Telekomit (KQPPT) të Kosovës, sot në mbledhjen e radhës ka analizuar rrjedhat dhe zhvillimin e deritanishëm të procesit të privatizimit të 75% të aksioneve të kësaj ndërmarrje publike.

    By |2011-09-02T07:59:44+00:002 Shtator, 2011|Uncategorized|0 Comments

    Beqaj: Qeveria po shqyrton lehtësirat fiskale për bizneset

    Prishtinë, 26 gusht 2011 - Ministria e Zhvillimit Ekonomik së bashku me Ministrinë e Financave janë duke shqyrtuar një pako fiskale me të cilën synohet krijimi i lehtësirave fiskale për bizneset që krijojnë vende të reja pune dhe kjo do të jetë një stimulim për biznesin vendor ka deklaruar ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj.

    By |2011-08-27T13:53:37+00:0027 Gusht, 2011|Uncategorized|0 Comments

    Ministri Beqaj u takua me ekspert të Bankës Botërore

    Prishtinë, 25 gusht 2011 - Ministri i Zhvillimit Ekonomik Besim Beqaj sot ka takuar përfaqësuesit e Bankës Botërore dhe panelit të ekspertëve të pavarur të caktuar nga Banka Botërore për të shqyrtuar projektin “Kosova e Re” nga pikëpamja e Kornizës Strategjike për Zhvillim dhe Ndryshime Klimatike.

    By |2011-08-25T09:51:09+00:0025 Gusht, 2011|Uncategorized|0 Comments

    Gjermania fuqishëm përkrah Kosovën

    Prishtinë, 25 gusht 2011 - Ministri i Zhvillimit Ekonomik Besim Beqaj priti sot në takim njohës ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Prishtinë, Ernst Reichel i cili me këtë rast përsëriti përcaktimin e vendit të tij për të përkrahur Kosovën në të gjitha fushat.

    By |2011-08-25T09:05:50+00:0025 Gusht, 2011|Uncategorized|0 Comments

    Ministri Beqaj u prit nga kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha

    Tiranë, 22 gusht 2011 - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj është pritur sot në Tiranë nga kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, i cili parashtroi një plan zhvillimi dhe bashkëpunimi ekonomik midis dy vendeve. Ministri Beqaj gjatë takimit prezantoi situatën aktuale ekonomike të Kosovës dhe proceset e privatizimit të sektorëve strategjik të telefonisë dhe energjisë.

    By |2011-08-23T03:08:36+00:0023 Gusht, 2011|Uncategorized|0 Comments

    Beqaj: Reciprociteti parakusht për konkurrencë të lirë

    Prishtinë, 19 gusht 2011 - Vendimi i Qeverisë së Kosovës për vënien e rendit dhe ligjit brenda territorit të Republikës së Kosovës, ka për qëllim eliminimin e të gjitha veprimeve dashakeqëse për zhvillim ekonomik të Republikës së Kosovës, dhe nuk është i drejtuar kundër askujt, ka deklaruar Ministri i Zhvillimit Ekonomik të Kosovës, Besim Beqaj.

    By |2011-08-20T03:44:00+00:0020 Gusht, 2011|Uncategorized|0 Comments
    Go to Top