• sq
  • en
  • sr
  • Ministria e Ekonomisë

    Kërkoni

    Prezantohet plani për implementimin e privatizimit të PTK-së

    Prishtinë, 17.04. 2012 - Sot, u mbajt mbledhja e radhës e Komisionit Qeveritar për Privatizimin e PTK-së, në të cilin u prezantua këshilltari i ri i transaksionit dhe plani për implementimin e privatizimit të PTK-së.

    By |2012-04-17T13:08:50+00:0017 Prill, 2012|Uncategorized|0 Comments

    Beqaj vlerëson bashkëpunimin Qeveri – OEAK

    Prishtinë, 13.04. 2012 - Ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Besim Beqaj ka çmuar lartë gatishmërinë e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë për ti ofruar partneritet Qeverisë së Kosovës në promovimin e partneritetit publiko-privat në funksion të zhvillimit ekonomik të vendit.

    By |2012-04-13T10:16:19+00:0013 Prill, 2012|Uncategorized|0 Comments

    Qeveria i ka marrë të gjitha masat për privatizim të suksesshëm të PTK-së

    Prishtinë, 05.04. 2012 - Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar për realizimin e reformave në fushën e ekonomisë me qëllim garantimin e qëndrueshmërisë se zhvillimit ekonomik. Në këtë kontekst, Qeveria është e angazhuar në avancimin e reformave strukturore të ekonomisë së Kosovës, si dhe krijimin e një modeli tregu të standardeve Evropiane dhe të gatshëm që të përballojë konkurrueshmërinë e tregut të BE-së, ku ne synojmë të bëhemi pjesë në të ardhmen.

    By |2012-04-06T02:42:51+00:006 Prill, 2012|Uncategorized|0 Comments

    BB konfirmon mbështetjen për projektet energjetike në Kosovë

    Prishtinë, 03.04. 2012 - Për herë të parë Banka Botërore ka filluar të hartojë Strategjinë për Partneritet me Kosovën që tregon që grupi i BB-së po e trajton Republikën e Kosovën si shtet duke qenë anëtare me të drejta të barabarta në këtë organizëm, ka deklaruar ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj gjatë një konference për media me Zv.presidentin e BB-së për Evropë dhe Azinë Qendrore, Philippe Le Houerou.

    By |2012-04-03T09:51:54+00:003 Prill, 2012|Uncategorized|0 Comments

    Komuniteti i biznesit mbështet projektet energjetike në vend

    Prishtinë, 30.03. 2012 - Komiteti i biznesit i ka dhënë mbështetje projekteve energjetike në vend, me theks të veçantë projekteve që sigurojnë furnizim të qëndrueshëm me energji, avancojnë shfrytëzimin e burimeve të ripërtrishme të energjisë dhe rrisin efiçiencën.

    By |2012-03-30T09:15:06+00:0030 Mars, 2012|Uncategorized|0 Comments

    KQP: Zgjatet afati për dorëzimin e ofertave për privatizimin e KEDS-it

    Prishtinë, 27.03. 2012 - Komiteti Qeveritar për Privatizimin e KEDS (KQP), në mbledhjen e mbajtur të martën, ka aprovuar shtyrjen e afatit për dorëzimin e ofertave deri me 20 prill të këtij viti. Ky vendim vjen me kërkesën e kompanive të parakualifikuara (Limak, Calik, Elsewedy dhe TAIB) të cilat kanë kërkuar nga KQP kohë shtesë për t’i përgatitur ofertat e tyre, për privatizimin e Distribucionit dhe Furnizimit me Energji Elektrike të KEK.

    By |2012-03-27T09:19:24+00:0027 Mars, 2012|Uncategorized|0 Comments

    Komisioni Evropian mbështet projektet në energji

    Bruksel, 22.03. 2012 - Komisionari për Energji i Komisionit Evropian Gunther Oettinger ka mirëpritur angazhimin dhe pjesëmarrjen e Kosovës në projektet e infrastrukturës për energji elektrike dhe gaz dhe ka theksuar përkrahjen e Komisionit Evropian në këto projekte.

    By |2012-03-23T03:44:49+00:0023 Mars, 2012|Uncategorized|0 Comments

    Kompanitë italiane interesohen për tregun e Kosovës

    Prishtinë, 21.03. 2012 - Zv/ministri i Zhvillimit Ekonomik, Gani Koci ka pritur në takim, Bruno Feligini përfaqësues i Kompanisë Tempo Gest, kompani e cila ofron konsulencë për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në regjionin e Marche-s në Itali.

    By |2012-03-21T10:26:14+00:0021 Mars, 2012|Uncategorized|0 Comments

    Ministri Beqaj nesër takohet me Komisionarin për Energji, Gunther Oettinger

    Prishtinë, 21.03. 2012 - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj udhëton sot për në Bruksel ku nesër do të takohet me Komisionarin për Energji, Gunther Oettinger dhe zyrtar të tjerë të lartë të Komisionit Evropian.

    By |2012-03-21T09:09:35+00:0021 Mars, 2012|Uncategorized|0 Comments

    Zv.ministri Hasani inkurajon bizneset e dëmtuara nga reshjet

    Prishtinë, 19.03. 2012 - Zv/ministri i Zhvillimit Ekonomik, Ramadan Hasani ka vizituar fabrikën për prodhimin e stufave “Emaliku” në zonën industriale Prishtinë- Fushë Kosovë, e cila ka pësuar dëme si pasojë e reshjeve të mëdha të borës, me ç’rast i ishte demoluar rreth 80% e objektit të fabrikës dhe një pjesë e depos së shitjes.

    By |2012-03-19T09:50:07+00:0019 Mars, 2012|Uncategorized|0 Comments
    Go to Top