Ramadan Hasani
Rođen je 7. juna 1953 , u Uroševcu OSNOVNE STUDIJE: [...]
Rođen je 7. juna 1953 , u Uroševcu OSNOVNE STUDIJE: [...]
Prishtinë, 13.08. 2012 - Komisioni Qeveritar i Privatizimit të PTK-së, njofton opinionin publik, se sot në ora 16.00 ka mbaruar afati i dorëzimit të aplikacioneve për para kualifikim të kompanive të interesuar për pjesëmarrje në tenderin për blerjen e 75% të aksioneve të ndërmarrjes Publike Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovës Sh.A.
Prizren 12.08. 2012 – Ministri i Zhvillimit Ekonomik Besim Beqaj sot morri pjesë në përurimin e një reparti në Kompaninë Kuk Comerc në Prizren dhe më këtë rast vlerësoi se ndërtimi dhe zgjerimi i objekteve prodhuese i kontribuon zhvillimit ekonomik dhe zvoglimit të papunësisë.
Prishtinë, 08.08.2012 - Në shtojcën e Qendrës Kosovare për Gazetari Hulumtuese (Preportr) është botuar teksti “KEK korporata e korrupsionit”, ku janë dhënë të pavërteta dhe insinuata që kanë të bëjnë me çështjen e mos ndërmarrjes së masave konkrete dhe hapjen e procedurave ndërkombëtare për dëmet të cilat i janë shkaktuar Kosovës nga veprimtaria e jashtë ligjshme e Operatorit të transmisionit të Serbisë (EMS).
Prishtinë, 25.07. 2012 - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj ka udhëtuar sot për vizitë zyrtare në Gjermani me ç’rast do të takohet me zyrtarë të lartë të shtetit dhe të Landit të Brandenburgut dhe përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Dortmundit.
Prishtinë, 16.07.2012 - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj ka pritur sot në takim Gregg Fairbrothers, profesor në “Entrepreneurship at the Tuck School of Business dhe William Wechsler, zëvendës president dhe ligjërues në American University in Kosovo me të cilët ka diskutuar për zhvillimin e programeve për aftësimin e ndërmarrësve.
Prishtinë, 06.07.04. 2012 - Privatizimi i KEDS-it është proces i drejtuar nga Qeveria, konform vendimit të Kuvendit për të kryer procedurat në mënyrë transparente, të hapur, konkurruese sipas standardeve ndërkombëtare, ka deklaruar ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj.
Prishtinë, 25.06. 2012 - Në mediat botërore sot u bë shpallja e thirrjes për parakualifikim për kompanitë interesuara për privatizimin e 75% të aksioneve të Postës dhe Telekomit të Kosovës.
Prishtinë, 22.06. 2012 - Muzeu Shtetëror i Kristaleve dhe Mineraleve të Kosovës ka një rëndësi të jashtëzakonshme për Kosovën në nivelin nacional e rajonal dhe shpresojmë që ky institucion do të jetë urë lidhëse e shkencës, ekonomisë, historisë dhe kulturës së shtetit tonë të ri, ka deklaruar Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj.
Prishtinë, 18.06. 2012 - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj në kuadër të Ditës së Kosovës në Sekretariatin e Komunitetit të Energjisë në Vjenë ka njoftuar këtë mekanizëm lidhur me të arriturat njëvjeçare të Kosovës dhe implementimin e prioriteteve që ndërlidhen me reformën strukturore në sektorin e energjisë dhe ekonomisë në përgjithësi.