Beqaj prezanton potencialet e Kosovës në Londër
Prishtinë, 11.10. 2012 - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj ka marrë pjesë në konferencën Kosovë- Britani e Madhe për tregti dhe investime që u mbajt në Londër me 10-11 tetor, ku para investitorëve britanikë janë prezantuar potencialet e Kosovës për investime, ndërsa ka mbajtur një ligjëratë në Universitetin e Sheffield-it.









