Beqaj prezantoi të arriturat për vitin 2012
Konferencija za štampu ministra Besim Beqaj o dvanaestomesečnim aktivnostima Ministarstva ekonomskog razvoja i prioriteti za 2013. godinu
Konferencija za štampu ministra Besim Beqaj o dvanaestomesečnim aktivnostima Ministarstva ekonomskog razvoja i prioriteti za 2013. godinu
Prishtinë, 19 dhjetor 2012 - Sivjet ka pasur furnizim shumë më kualitativ dhe pa ndërprerje me energji elektrike. Kjo është arritur falë angazhimit maksimal të punëtorëve të KEK-ut, ne i falënderojmë punëtorët të cilët kanë bërë që zhurma e agregateve të harrohet, ka deklaruar ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj, me rastin e inaugurimit të Trafostacioni “Prishtina 7”.
Prishtinë, 17.12. 2012 - Duke reaguar ndaj konferencës për shtyp të organizuar nga Konsorciumi Kosovar i Shoqërisë Civilë për Zhvillim të Qëndrueshëm (KOSID), Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Zyra e BE-së/PSBE dhe Zyra e Bankës Botërore me këtë rast konfirmojnë se do të vazhdojnë bashkëpunimin për zgjidhjen e çështjeve të mbetura që ndërlidhen me TC Kosova A dhe për përgatitjen e Konferencës për Energji.
Prishtinë, 17.12.2012 – Kosova ka marrë të gjitha hapat e nevojshëm që brenda mundësive t’i realizojë objektivat e BE-së për politikën 20-20-20, në të cilën edhe shtetet e BE-së kanë tolerime, ka deklaruar ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj në konferencën e organizuar nga “Forumi 2015” ku u publikua raporti “Patologjia e një vonese - 10 gabimet që frenuan perspektivën e energjetikës në Kosovë”.
Prishtinë, 17.12. 2012 - PRISHTINË - Qeveria e Kosovës është e përkushtuar me partneret e vet ndërkombëtarë si SDC që të gjitha mjetet financiare që janë vënë në dispozicion nga taksapaguesit e Zvicrës dhe Kosovës të shfrytëzohen për të krijuar një jetë më të mirë për qytetarët e Kosovës, ka thënë Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj.
Prishtinë, 07.12. 2012 - Ministri i Zhvillimit Ekonomik Besim Beqaj ka takuar sot ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Ian Cliff me të cilin ka biseduar lidhur me thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit ekonomik në mes të dy vendeve.
Prishtinë, 04.12. 2012 - Sektori i energjisë në Kosovë është duke tërhequr vëmendje të konsiderueshme të investitorëve të jashtëm dhe ne shpresojmë që deri vitin e ardhshëm do të kemi ndryshime thelbësore në investimet në fushën e energjisë, minierave dhe mineraleve, tha ministri Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj.
Prishtinë, 04.12. 2012 - Zëvendësministri i Zhvillimit Ekonomik, Gani Koci ka pritur sot në një takim njohës Ambasadorin e Portugalisë në Budapest, Jorezident për Kosovë, Antonio J. Mendes të cilin e ka njoftuar me zhvillimet e fundit në vend, veçanërisht në fushën e ekonomisë që mbulohet nga MZHE.
Prishtinë, 27 nëntor 2012 - Me përkrahjen e Zyrës së Bashkimit Evropian/EUSR, Ministria e Zhvillimit Ekonomik fillon fushatën e vetëdijesimit publik “Jeta pa TC Kosova A”.
Suharekë, 26.11. 2012 - Ky vit është vit i investimeve në sektorin publik, ku Qeveria e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me donatorë por edhe me projekte komunale ka shpenzuar më se 85 milionë euro në ujësjellës, rrugë, kanalizime, në projekte të cilat e bëjnë jetën e qytetarëve të Kosovë më të mirë, ka deklaruar Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj.