Suspendohen përgjegjësit e KEK-ut të Distriktit të Prishtinës
Prishtinë, 06.03.2013 - Bordi i Drejtorëve të KEK-ut e ka informuar Ministrin e Zhvillimit Ekonomik se duke u nisur nga qëndrimet e Komisionit Ndërqeveritar për Ndërmarrjet Publike dhe raportet e marra nga komisionet ndërinstitucionale lidhur me të gjeturat nga faturimi i energjisë elektrike për janar të këtij viti, në marrëveshje me menaxhmentit e KEK-ut ka vendosur që t’i suspendojë udhëheqësit e Distriktit të Prishtinës.










