Ministria e Ekonomisë dërgon komentet për Raportet Konsultative të ZRrE-së
Prishtinë, 02.02.2022 - Ministria e Ekonomisë ka dërguar komentet për “Raportin Konsultativ: Shqyrtimi i Strukturës Tarifore për Konsumatorët e Rregulluar të Amvisërisë të shërbyer nën FSHU” dhe “Raportin Konsultativ: Shqyrtimi i Jashtëzakonshëm i të Hyrave të Lejuara Maksimale të Energjisë Elektrike për Operatorët e Rregulluar” të publikuara nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë më 17 janar 2022.










