Ismajli: Furnizimi me energji elektrike faktor kryesor për zhvillim ekonomik
Prishtinë, 10.10.2013 - Sigurimi me energji elektrike është një faktor kryesor, dhe është faktor esencial për zhvillimin ekonomik të vendit. Tregu është instrument i ndërtuar jo vetëm si liberalizim apo jo vetëm si element i cili do të ndikojë në një konkurrencë të mirëfilltë në mes të operatorëve dhe të tjerëve, por është instrument i cili do të ndikojë edhe në ambient. Këto komente Ministri i Zhvillimit Ekonomik i bëri në konferencën me titull “Tregu energjetik në Evropën Juglindore 2013” të organizuar nga Evroenergie.










